TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gjermania konfirmon dhurimin e tankeve “Leopard2” për Ukrainën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjermania konfirmon dhurimin e tankeve “Leopard2” për Ukrainën

Duke iu drejtua parlamentit gjerman, kancelari Olaf Scholz tha se Berlini “po vepron në koordinim të ngushtë” me aleatët e tij për dërgimin e këtyre tankeve të cilat Kievi i kërkoi vazhdimisht.

“Vendimi i fundit që ka marrë qeveria gjermane është se  do t’i ofrojmë Ukrainës tanket kryesore të betejës Leopard 2. Ky është rezultat i konsultimeve intensive përsëri me aleatët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë. Dhe këtë parim do të vazhdojmë ta ndjekim edhe në të ardhmen. Është i vetmi parim që garanton sigurinë për Evropën dhe Gjermaninë gjithashtu në një çështje kaq e rrezikshme”, ka thwnw kancelari gjerman.

E Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius tha se grupi i parë i tankeve pritet të mbërrijë në Ukrainë për rreth tre muaj dhe se Gjermania synon të mbështesë Ukrainën, por pa u përfshirë si “një palë” në konflikt.

“Ne do të fillojmë stërvitjen shumë shpejt tani. Do të sqarojmë shumë shpejt rrugët e furnizimit dhe mendoj se tanket e para Leopard mund të jenë në Ukrainë për rreth tre muaj. Ne kemi dy synime kryesore. Njëra është të mbështesim  Ukrainën në luftën e saj për sovranitet për aq kohë sa është e nevojshme dhe  e dyta është të mos bëhemi vetë palë në luftë”, tha ai.

Kancelari Olaf Scholz kishte këmbëngulur se çdo vendim për t’i dhënë Ukrainës këto tanke të fuqishme do të duhej të merrej në bashkëpunim me aleatët, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke e detyruar Uashingtonin të përdorë disa nga tanket e veta, Berlini shpreson të ndajë rrezikun e çdo reagimi nga Rusia.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i përshkroi synimet gjermane dhe të SHBA-së me tanket si  “një plan mjaft katastrofik”./Tëvë1/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Clinton thotë se nuk kishte asnjë njohuri për anën e errët të jetës së Jeffrey Epsteinit

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Begaj: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, shtyllë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

SHBA-të u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të largohen menjëherë nga Izraeli mes kërcënimeve për sulm ndaj Iranit

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Ramabaja: Rikandimi i Osmanit rrezikon zgjedhje të reja

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Buja: Krasniqi figurë unifikuese, do të pranohej për president edhe nga LVV e Vjosa Osmani

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Ngjarje si “Epopeja e UÇK-së” duhet në na gjejnë të bashkuar

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

Hoti: Do të bëhet Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare, synimi është dinjiteti

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

“Këndi i Debatit” 27.02.2026

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Rama e Vuçiq i kërkojnë BE-së që vendet e tyre të hyjnë në Tregun Europian dhe Schengen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën