TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermani: Burgim i përjetshëm për tentim vrasjeje me veturë, kosovari apelon vendimin

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Gjermani: Burgim i përjetshëm për tentim vrasjeje me veturë, kosovari apelon vendimin

Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka apeluar vendimin e një gjykate në Gjermani, e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për tentim vrasjeje ndaj ish të dashurës së tij.

Sipas mediave gjermane, vendimi është marrë më 28 maj nga Gjykata Rajonale e Neubrandenburgut, ndërsa apelimi është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës për mediumin “Nordkurier”. Rasti tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata Federale e Drejtësisë.

28-vjeçari, shtetas gjerman me prejardhje nga Kosova, akuzohet se më 23 janar 2025 kishte tentuar ta vriste ish të dashurën e tij 44-vjeçare duke e goditur me veturë në trafikun rrugor në Friedrich-Wilhelm-Raiffeisen-Strase, në lindje të qytetit Waren (Muritz).

Sipas raportimit të “Nordkurier”, ai kishte drejtuar qëllimisht automjetin në korsinë e kundërt, pasi kishte vërejtur ish-partneren e tij në automjetin e saj. Gjykata ka konstatuar se marrëdhënia mes tyre kishte qenë e mbushur me konflikte dhe se në javët paraprake ai e kishte fyer dhe kërcënuar me vdekje përmes mesazheve.

Gjykata e shpalli atë fajtor për tentativë vrasjeje, lëndim të rëndë dhe të rrezikshëm trupor, si dhe për ndërhyrje të qëllimshme dhe veçanërisht të rrezikshme në trafikun rrugor.

Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri kishte zgjedhur të mos deklarohej lidhur me akuzat. Sipas gjykatës, ai kishte shprehur keqardhje vetëm në fjalën e tij përfundimtare, drejtuar familjes së viktimës.

Pas aksidentit, gruaja 44-vjeçare ka mbetur në gjendje të vazhdueshme vegjetative dhe, sipas vlerësimit të gjykatës, dyshohet se ka pësuar dëmtime të pakthyeshme në tru.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Nis protesta në Prishtinë, organizatorët kërkojnë votimin e Ligjit në lexim të dytë

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Arabia Saudite konfirmon sulmet ndaj dy aeroporteve, tre të plagosur

Arabia Saudite konfirmon sulmet ndaj dy aeroporteve, tre të plagosur

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Protestuesit vendosen para objektit të Kuvendit

Ushtria izraelite vret dy banorë të Gazës dhe plagos tre të tjerë, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ushtria izraelite vret dy banorë të Gazës dhe plagos tre të tjerë, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën