TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjendja e Oltion Bilallit po përmirësohet, futbollisti është në kujdes intensiv, por jashtë rrezikut për jetë

nga tëvë1
7 Maj, 2025
0
A A
Bilalli ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetë

Futbolli kosovar u trondit dje me rastin e lëndimit të rëndë të futbollistit të SC Gjilanit, Oltion Bilalli.

Një përplasje në ajër me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli bëri që futbollisti i gjilanasve të përfundonte në tokë pa ndjenja, ndërsa u largua me urgjencë nga stadiumi për t’u dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Qendra emergjente në QKUK mbrëmë konfirmoi se gjendja e Bilallit është stabile, por e rëndë, pasi ishte në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi.

E sot, gjenda e tij po shkon duke u përmirësuar, siç e konfirmojnë zyrtarë të klubit gjilanas.

“Për momentin është në kujdes intensiv, rrezikun kryesor e ka kaluar. Presim që të këndellet për 3-4 ditë”, ka thënë menaxheri i SC Gjilanit, Drilon Syleëjmani për Tëvë 1.

Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e FFK-së e vizituan dje në spital lojtarin e lënduar rëndë, Oltion Bilalli, i cili pësoi gjakderdhje të brendshme në kokë.

Klubet dhe futbollistët përmes postimeve në rrjetet sociale i uruan shërim sa më të shpejtë Oltionit.

Të gjithë iu frikësuan më të keqes, por fatmirësisht futbollisti gjilanas po e merr veten dalëngadalë me ndihmën e mjekëve në QKUK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Batatina me kritika ndaj FFK-së pas humbjes në finale të Kupës

Batatina me kritika ndaj FFK-së pas humbjes në finale të Kupës

Arsim Thaqi premton Prishtinë të fortë në garat evropiane

Arsim Thaqi premton Prishtinë të fortë në garat evropiane

Fisnik Asllani shënon e asiston, Elversbergu i afrohet Bundesligës

Fisnik Asllani shënon e asiston, Elversbergu i afrohet Bundesligës

Rahoveci, kampion i Kosovës në hendboll për herë të dytë

Rahoveci, kampion i Kosovës në hendboll për herë të dytë

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

“Homebound”, filmi indian që mori një ovacion nëntë minutësh në Festivalin e Kanës

“Homebound”, filmi indian që mori një ovacion nëntë minutësh në Festivalin e Kanës

Si të ushqeni bimët tuaja me lëvozhgat e vezës?

Si të ushqeni bimët tuaja me lëvozhgat e vezës?

Live – Nis seanca e Kuvendit

Tentimi i 20-të i konstituimit të Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Vokrri pranon se dërgoi letër në Siri për njohjen e Kosovës

Vokrri pranon se dërgoi letër në Siri për njohjen e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X