Një person është gjetur pa shenja jete sot afër shtëpisë së tij në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi bën të ditur për Teve1.infos e prokurori i rastit ka vendosur që kjo vdekje të hetohet.
“Personi është gjetur në perimetrin e shtëpisë. Vdekja është konstatuar nga Emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhin në vendngjarje për të arritur dhe fakteve”, tha ai.
Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë.