Pas raportimit të rastit, janë sekuestruar provat materiale nga prokurori i shtetit dhe njësisë përkatëse policore.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.
“Gjilan 24.12.2022 – 13:31. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./teve1.info/.