Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastin e ka raportuar në stacion policor një shtetas i Shqipërisë.
Policia bën të ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raport. /Teve1.info/