Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njofton se fëmija i humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit, është gjetur.
Në njoftim thuhet se pas kërkimeve intensive, fëmija u gjet me sukses dhe u kthye i sigurt te familja.
“Me datë 16.09.2026 në mesnatë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u kontaktua urgjentisht nga Drejtoria e Qarkut Kukës, pas raportimit për një fëmijë të humbur në zonën përreth Aeroportit të Kukësit.Pa humbur kohë, ekipet tona u mobilizuan dhe iu bashkuan përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në terren, në koordinim me autoritetet dhe ekipet lokale. Pas kërkimeve intensive, fëmija u gjet me sukses dhe u kthye i sigurt te familja”, thuhet në njoftim.







