Dogana e Kosovës ka njoftuar se një autobus të linjës Turqi–Prishtinë është gjetur mall i padeklaruar.
Në këtë autobus gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solem dhe 2 fustane vello.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi./teve1.info/







