TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

by teve1
1 orë ago
1
A A
“Gjashtë muaj hetime bashkë me AKI-në”, Elshani jep detaje për aksionin policor në veri të Kosovës

Dhjetë persona janë arrestuar dhe mbi 20 automjete janë konfiskuar gjatë operacionit kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës.

Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë vlerësohet të jetë mbi 200 mijë euro.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje të reja për aksionin e zhvilluar të enjten në 22 lokacione në katër komunat veriore.

Ai ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur para gjashtë muajsh, bazuar në informacionet e mbledhura nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

Sipas tij, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën e Kosovës, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Në fakt ky hetim ka nisur para gjashtë muajve, pas informatave të cilat i ka mbledhur Policia e Kosovës bashkë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Mandej kemi shkuar te prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, kemi diskutuar me të, i njëjti ka urdhëruar marrjen e veprimeve për zhvillim të hetimeve dhe ne kemi filluar punën në prill të këtij viti. Pas gjashtë muajve, dita e sotme është rezultati përfundimtar, ku ne kemi bërë bastisjen në 22 lokacione lidhur me rastin kontrabandë me mallra. Në këtë operacion të sotëm janë përfshirë Administrata Tatimore, Dogana, ne si Polici dhe të gjitha këto veprime janë bërë nën menaxhimin dhe kontrollimin e Prokurorit të Shtetit”, theksoi Elshani.

Ai ka sqaruar se nëntë lokacione janë kontrolluar në Mitrovicën e Veriut, nga pesë në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa tri në Leposaviq.

Elshani ka thënë se dhjetë të dyshuar janë dërguar në stacion policor, ndërsa në disa lokacione kontrollet po vazhdonin për shkak të sasisë së madhe të mallrave.

“Deri tani ne kemi sjellë në stacion 10 persona të cilët konsiderohen të arrestuar, si të dyshuar lidhur me rastin në fjalë. Mandej pas intervistimit do të vendoset nga prokurori se si të veprohet tutje. Ajo çfarë kemi me thënë ndoshta me interes për juve është që janë nëntë lokacione në Mitrovicën e Veriut, nga pesë në Zveçan dhe Zubin Potok, domethënë pesë Zveçan, pesë Zubin Potok dhe tri lokacione në Leposaviq. Dhe në këtë moment kur ne flasim, ka disa lokacione që janë ende duke u kontrolluar për arsye se ka pasur shumë mall dhe jemi duke u marrë me to”, tha Elshani, transmeton KosovaPress

Përveç mallrave, gjatë operacionit janë konfiskuar mbi 20 mjete motorike, përfshirë vetura, xhipa dhe dy kamionë.

“Konsiderojmë që vlera e përgjithshme është diku mbi 200 mijë euro. Sidoqoftë, ne kemi mbi 20 mjete motorike, duke filluar prej veturave, xhipa, dy kamionë janë, që janë konfiskuar me urdhër të prokurorit dhe mandej do të vendoset se si të veprohet tutje”, tha ai.

Në mesin e mallrave të gjetura janë tekstile, barna, produkte ushqimore dhe artikuj të tjerë.

Elshani ka zbuluar edhe një skemë të dyshuar të kontrabandës, ku mallrat transportoheshin nga Serbia përmes Bërnjakut drejt Mitrovicës, ndërsa më pas, sipas dyshimeve, pajiseshin me dokumentacion që krijonte përshtypjen se ishin marrë në Mitrovicë, për t’u shitur në Prishtinë.

“Janë të gjitha kategoritë e mallrave. Prej tekstilit, barna, gjëra ushqimore dhe gjëra të tjera. Kemi fenomen për shembull, nëse e shihni nëpër video, e shihni një kamion aty i cili vjen prej Serbisë, hyn nëpër urën e Bërnjakut që është mbi pikën kufitare të Bërnjakut, vazhdon rrugën, vjen këtu tek Mitrovica, merr dokumentacionet që janë këtu, domethënë dyshimet janë që gjoja se ai mall po merret në Mitrovicë dhe mandej shkon e shitet në Prishtinë. Ky si fenomen është me interes”, theksoi Elshani.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka konfirmuar për KosovaPress se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Rasti trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Preteni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Kurti takohet me kancelarin Merz në Samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, diskutojnë reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

PDK sot zgjedh kryetarin e ri

PDK-ja i kërkon presidentes rikthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Prokuroria Speciale dhe përfaqësuesit e projektit të BE-së diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën