TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërxhaliu: Kosova s’ka pse të alarmohet për ikjen e punëtorëve, mund të përfitoj nga liberalizimi i vizave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërxhaliu: Atë që e kanë blerë qytetarët me 100 euro në janar, s’mund ta blejnë sot me 150 euro

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, nuk e sheh liberalizimin e vizave si shkas për ikjen e punëtorëve kosovarë.

Ai është shprehur se situata nuk është alarmante e se “nuk ka nevojë për panik”, por për përmirësim kushtesh e rritje pagash të punëtorëve.

Sipas Gërxhaliut, Evropa nuk është më si ka qenë dhe se ata që e kanë pasur ndërmend të ikin nga Kosova, e kanë bërë këtë në 10 vitet e fundit. Po ashtu, ai thotë se edhe qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi nuk do të thotë leje pune për kosovarët.

Madje, ai liberalizimin e vizave e sheh si një mundësi për Kosovën, nëse Qeveria di si ta shfrytëzojë dhe aktivizohet në tërheqjen e investimeve.

Ndërsa, teksa foli për sfidat me të cilat po përballet Kosova, ai ka thënë se edhe viti 2024 “do mbetet në hijen e agjendës politike”, me presione nga BE-ja e ShBA-ja dhe me probleme që rrjedhin nga dialogu Kosovë-Serbi.

“Shumë sfida dhe probleme të 2023-ës po barten të papërfunduara në vitin 2024, mjerisht apo fatkeqësisht edhe 2024 do mbetet në hijen e agjendës politike. Kemi presione nga BE-ja e ShBA-ja, e dyta s’ka perspektivë pa stabilitet në vend dhe kjo po lidhet me dialogun Kosovë-Serbi, e me masat e buta të BE-së. Këto jo vetëm që sjellin dëme ekonomike e politike, por edhe psikologjike pasi pasojat barten nga aspekte të ndryshme emocionale. Kjo vërtet e dëmton imazhin e Kosovës, andaj po mbetet pak hapësirë për shpresë së rimëkëmbjes dhe qasja e Qeverisë si më shumë sociale se sa zhvillimore e bën të mendohet se ndoshta 2024 vit i zgjedhjeve”, tha ai.

Sipas Gërxhaliut, liberalizimi i vizave është një vendim i merituar për qytetarët e Kosovës por edhe i vonuar.

“Këtu është punuar edhe në të kaluarën, ka pasur kritere shtesë të përmbushura që Kosova i ka realizuar, pa meritë Kosova ka qenë e ndëshkuar. Në një periudhë kohore afatshkurtër do ketë lëvizje më të madhe të qytetarëve të Kosovës në drejtim të Evropës sepse falë mungesës së lirisë, Evropa është shndërruar në një mollë të ndalur. Mirëpo fakti që liberalizimi nuk nënkupton me automatizëm leje pune, qëndrimi do zgjasë deri në 90 ditë, është evident dhe e din qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Njohësi i çështjeve ekonomike ka thënë se nga liberalizimi, Kosova mund të përfitojë me vizita e kreativitete në ekonomi, dhe nëse Qeveria di si ta shfrytëzojë do të ketë edhe investime nga jashtë.

“Nuk duhet të ngritët panik, nuk duhet të alarmohet një gjendje e tillë pasi ata që e kanë pasur ndërmend largimin nga Kosova janë larguar në 10 vitet e fundit. Andaj, besoj që pritet shumë më tepër vizita e kreativitete në ekonomi. Pa panik sepse vërtetë që Evropa nuk është siç ka qenë në të kaluarën . Vendet më të fuqishme në Evropë sot janë në recesion ekonomik dhe kjo e vështirëson situatën për të qëndruar në Evropë, dhe kur dihet se standardi i Kosovës dallon, do të ketë tentativa për kthim në Kosovë”, është shprehur Gërxhaliu./eo/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Hill: Nuk besoj e as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Krejt çfarë deklaroi Hill për tri ditë në Hagë

Hajdari e Korenica besojnë në vazhdimin e serisë pozitive

Hajdari e Korenica besojnë në vazhdimin e serisë pozitive

Kthehen Rrahmani e Muriqi, Kosova kompletohet

Kthehen Rrahmani e Muriqi, Kosova kompletohet

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Gashi i PDK-së: Procesi zgjedhor në Mitrovicë ka defekte serioze, duhet të shkojë prapë në votime

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ushtari kosovar që u dërgua në Britani për t’i trajnuar ukrainasit mohon akuzat për sulm seksual

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Ka përfunduar procesi i numërimit në Mitrovicën e Jugut

Shqipëria mbërrin në Andorrë

Shqipëria mbërrin në Andorrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën