Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë Konferencës së Sigurisë të Mynihut është takuar me homologun e saj portugez, João Cravinho.
Gërvalla në platformën “X”, tha se me ministrin e jashtëm të Portugalisë mes tjerash kanë diskutuar edhe për situatën e sigurisë në Kosovës si dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Në MSC2024, u takova me homologun tim portugez João Cravinho. Diskutuam sigurinë rajonale dhe globale, duke u fokusuar në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivën integruese në BE për rajonin tonë”, ka shkruar Gërvalla.
At #MSC2024, I met with my 🇵🇹 counterpart, @JoaoCravinho. We discussed regional and global security, focusing on the security situation in 🇽🇰 & the Western Balkans, as well as the 🇪🇺 integration perspective for our region. pic.twitter.com/7Lou6igx8w
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 19, 2024