Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është takuar me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, ku diskutuam thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe nevojën për avancimin e mëtejshëm të tij.
Sipas Gërvallës, gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e ekstradimit, si një komponent kyç për një bashkëpunim juridik më efektiv dhe funksional.
Ajo shtoi se krimet mizore të luftës mbeten një çështje me ndjeshmëri të lartë për të dyja vendet, duke kërkuar përkushtim maksimal dhe qasje serioze institucionale.
Ministrja theksoi se trajtimi i këtyre çështjeve kërkon institucione të forta dhe vendimmarrje të qëndrueshme, që bazohen në sundimin e ligjit.
“Pa reformë të thellë në drejtësi, nuk mund të ketë as sundim ligji të besueshëm dhe as shtet të fortë funksional,” tha ajo.
Gërvalla gjithashtu vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Kroacinë, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm dhe shtet mik të Kosovës.







