TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Nuk është hera e parë që Lajçak ka treguar se nuk ka një strategji ta udhëheqë dialogun

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Pas të dielës asgjë s’është njësoj me Serbinë, Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Për ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nuk ka dyshim se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt i kryer nga Serbia.

Shefja e diplomacisë kosovare thotë se Serbia e ka treguar që nuk dëshiron progres në dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes palëve, por për Kosovën, dialogu mbetet e vetmja zgjidhje.

“Serbia nuk është aspak e interesuar që të jetë aktive në procesin e dialogut në Bruksel. Ata po shtiren se janë të interesuar dhe njëkohësisht po pengojnë çdo arritje në këtë proces, që të mund të vijojnë me planet e tjera të tyre. Uroj që ngjarjet e së dielës t’ia kenë qartësuar të gjithëve se presioni i njëanshëm që i bëhet Kosovës dhe mirëkuptimi që Serbia nuk është e aftë të jetë pozitive në këtë proces, duhet dhe do të përfundojë. Kosova nuk ka interes të hapë luftë me askënd. Përgjigja e vetme është dialogu”, thotë Gërvalla.

Sipas ministres Gërvalla, Serbia ngulmon në krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, jo për të ndihmuar qytetarët në veri, por për të destabilizuar më tej Kosovën.

“E diela dëshmoi pikërisht atë që Serbia dëshiron të bëjë në Kosovë. Nuk do diçka që të koordinojë nevojat e serbëve, por diçka që ta bëjë Kosovën të shpërthejë nga brenda. Kjo nuk do të ndodhë!” shprehet ajo.

Sulmin e Banjskës, ministrja e Jashtme e cilësoi jo surprizë, ndërsa nuk ngurroi të kritikojë ndërkombëtarët se nuk i kanë dëgjuar alarmet e mëhershme të ngritura nga Kosova për kontrabandën e armëve në veri.

“Prej muajsh i kemi thënë partnerëve dhe aleatëve tanë. Kemi pasur aksione policore ku janë ndaluar mjete të mbushura me armë. Por e kemi ndjerë se ata nuk kanë qenë të gatshëm të na dëgjojnë. Ne mendojmë se ata kanë dashur ta interpretojnë këtë si mënyrë që Kosova të dilte nga procesi i dialogut dhe nuk e kanë parë që ne jemi pala e vetme e interesuar për të gjetur një zgjidhje”, thotë ministrja e Jashtme e Kosovë.

Gërvalla përsëriti kritikat për të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, si të paaftë për të ndërmjetësuar dialogun e Kosovës me Serbinë.

“Nuk jam unë personi që duhet t’i tregoj BE, Brukselit dhe vendeve anëtare se kush i përfaqëson ata në këtë proces, por kjo nuk është hera e parë që Lajçak ka treguar se nuk ka një strategji apo plan sesi ta udhëheqë dhe ndërmjetësojë dialogun. Besoj që shtetet anëtare do ta konsiderojnë këtë gjë dhe uroj të kemi një proces dialogu që mund të sjellë progres”, shprehet Gërvalla për Euronews.al

Megjithatë, për shefen e diplomacisë kosovare, vendi nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ndërkohë, idenë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ngritjen e dialogut në një nivel konference, Gërvalla e cilësoi të rrezikshme.

“Trembem kur dëgjoj konferenca, sepse më kujtohet ajo që ndodhi në vitet ’90. Konferencë pas konference, ndërsa njerëzit në Bosnje vdisnin. Ky është një propozim shumë i rrezikshëm. Neve nuk na duhen konferenca ndërkombëtare, jemi shtete sovrane. Na duhet një proces i sinqertë dhe që hap dyer reale për Kosovën dhe Serbinë që të mund të normalizojnë marrëdhëniet”, thotë shefja e diplomacisë në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Rahovec: Tre të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin, godasin veturën gjatë ikjes

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Plagosja në Pejë, arrestohet i dyshuari

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Rahovec: Tre të armatosur tentojnë të vjedhin bankomatin, godasin veturën gjatë ikjes

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Sulmoi fizikisht nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Deçan

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Plagosja në Pejë, arrestohet i dyshuari

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një person me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Lulet që sjellin ngjyra deri në ngricat e para

Lulet që sjellin ngjyra deri në ngricat e para

Kur na kap ngërçi, a mund të çahet muskuli?

Kur na kap ngërçi, a mund të çahet muskuli?

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën