Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë.
Gërvalla tha se në Masakrën e Mejës, forcat serbe ekzekutuan 376 civilë shqiptarë, katolikë, myslimanë, gra e burra, të moshuar e fëmijë vetëm pse ishin shqiptarë.
“Nuk do të ndalemi së punuari për drejtësi, derisa kriminelët të gjykohen dhe dënohen dhe të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë”, tha Gërvalla,
Po ashtu, ajo tha se Kosova është jetësimi i amanetit të të rënëve për liri dhe forcimi i saj çdo ditë është detyrimi yni dhe i gjeneratave që po e jetojnë lirinë./teve1.info/.