TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Gërvalla: Kosova e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike

Ministrja në detyrë për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të hënën mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm që u zhvillua në Tiranë në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në fjalën e saj hyrëse, Gërvalla thuhet se theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrimin euroatlantik dhe progresin e dukshëm që vendi ka arritur në katër vitet e fundit.

Gërvalla përmendi rritjen ekonomike të qëndrueshme, dyfishimin e eksportit, rritjen e investimeve të huaja dhe rritjen e të hyrave buxhetore si tregues kryesorë të reformave të thella demokratike dhe ekonomike.

Ajo gjithashtu theksoi dorëzimin e parë të Agjendës së Reformave 2024–2027 dhe angazhimin e Kosovës për të përfituar nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Ndër të tjera, Ministrja Gërvalla ngriti shqetësimin për veprimet destabilizuese në rajon, duke dënuar aktin e hapur të agresionit të 24 shtatorit në Banjskë, të kryer nga një grup paramilitar të organizuar, financuar dhe trajnuar nga shteti serb, si dhe sulmin e fundit kinetik mbi kanalin Ibër-Lepenc, infrastrukturë kyçe për ujë dhe energji në Kosovë. Ajo theksoi se mungesa e një reagimi të qartë dhe të unifikuar jo vetëm që krijon hapësirë për përsëritje të veprimeve të tilla, por rrezikon edhe themelet e vetë politikës së zgjerimit të BE-së”, thuhet në njoftim.

Gërvalla dënoi gjithashtu arrestimin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, duke konfirmuar kështu përfshirjen e shtetit serb në veprimet agresive.

Në përfundim, ministrja rikujtoi hapat konstruktivë të Kosovës për bashkëpunim rajonal, përfshirë zhbllokimin e marrëveshjeve CEFTA, ratifikimin e Procesit të Berlinit dhe heqjen e vizave për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës.

Ajo theksoi se ndërtimi i një rajoni funksional dhe evropian kërkon përgjegjësi të barabartë, dënim të dhunës dhe respekt të ndërsjellë për fqinjësinë e mirë.

“Pa drejtësi, barazi dhe llogaridhënie të ndërsjellë, nuk mund të ketë përparim të qëndrueshëm,” përfundoi Gërvalla, duke falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe angazhimin ndaj paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

Musliu fajëson Kurtin dhe Osmanin për bllokadën institucionale

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

PDK nuk konteston vendimin e Kushtetueses, Musliu thotë se përgjegjësia bie mbi Kurtin

Cakolli: Gjykata nuk i dha veto komuniteteve, rikonfirmoi standardin e ditur kushtetues

Cakolli: Vendimi i Kushtetueses balancon situatën dhe u jep kohë institucioneve

Pozhari: Ka zëra kundër kthimit të Osmanit në LDK, do t’i bashkohet përmes një liste

Emisioni “Info Nata” 25.03.2026

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Mustafa: Opozita e interesuar për zgjedhje, shkak momentumi ‘Vjosa’

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën