TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

by teve1
5 muaj ago
0
A A
Gërvalla: Kosova dhe Italia do të qëndrojnë krah për krah

Me ftesë zyrtare të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Italofonisë në Romë.

Konferenca, e para e këtij formati, konfirmoi Italofoninë si një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi politik, kulturor dhe institucional, ku gjuha italiane shërben si urë lidhëse mes shteteve, popujve dhe komuniteteve.

Gjatë fjalës së saj, Gërvalla vuri në pah rolin vendimtar të Italisë në sigurinë e vendit, përmes pjesëmarrjes së ushtarëve italianë në KFOR që nga viti 1999, si dhe solidaritetin e shoqërisë civile italiane në rindërtimin pasluftës.

Ajo theksoi gjithashtu ndikimin e kulturës italiane, përfshirë rolin e komuniteteve arbëreshe që kanë ruajtur gjuhën dhe identitetin shqiptar në Itali.

“Kosova dhe Italia do të vazhdojnë të jenë krah për krah në fushën e sigurisë, në mbrojtjen e demokracisë dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik”, theksoi ajo.

Gërvalla gjithashtu nënvizoi rëndësinë e gjuhës italiane për rininë kosovare, mërgatën dhe për shtetin, si një urë lidhëse mes dy popujve.

Në përfundim, ajo falënderoi Ministrin Tajani për mbështetjen e vazhdueshme dhe organizimin e konferencës, duke theksuar se kjo iniciativë thellon partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Italisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

E shtuna me reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe me diell

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

E shtuna me reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe me diell

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën