TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla falënderon mërgatën për regjistrim për votim: Kosova është më e fortë me ju

by teve1
3 muaj ago
2
A A
Gërvalla falënderon mërgatën për regjistrim për votim: Kosova është më e fortë me ju

Pas përmbylljes së afatit për regjistrimin e mërgatës për të votuar nga jashtë vendit, kryetarja e Listës Guxo dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka falënderuar qytetarët e Kosovës në diasporë për pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Në një videomesazh në Facebook, Gërvalla ka thënë se mbi 142 mijë aplikime për votim përbëjnë një rekord të ri të pjesëmarrjes, më të lartë se në zgjedhjet e vitit 2021 dhe dy herë më shumë se në dhjetor të vitit 2025.

Sipas saj, kjo pjesëmarrje tregon se largësia nuk e zbeh përgjegjësinë qytetare, dashurinë për vendin dhe përkushtimin ndaj së ardhmes demokratike të Kosovës.

“Të dashur bashkëmërgimtarë kudo që jeni, faleminderit që vazhdoni të jeni zemra e Kosovës, pjesë e proceseve të saj demokratike dhe mbështetje e fuqishme e Republikës në çdo cep të botës. Me ju në krah, Kosova është gjithmonë më e fortë. Faleminderit nga zemra”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë aprovuar 131,800 kërkesa për votim nga diaspora.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, mënyra më e preferuar e votimit është përmes postës.

Nga të dhënat e KQZ-së, 100,522 qytetarë janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin me postë në kutitë postare jashtë Kosovës, 3,502 për t’i dorëzuar ato në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, ndërsa 27,776 janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Në total, KQZ ka pranuar 142,803 aplikime nga diaspora, prej të cilave 131,800 janë aprovuar, 10,907 janë refuzuar dhe 96 janë anuluar./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Në Gjenevë hapet ekspozita “Ende duke pritur?”, në nderim të personave të zhdukur

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot para Haxhiut

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen sot para Haxhiut

Deputetë të PDK-së e Aleancës sërish para qeverisë, u bashkohen drejtorë e aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu

Deputetë të PDK-së e Aleancës sërish para qeverisë, u bashkohen drejtorë e aktivistë nga Skenderaj dhe Istogu

Parashikimi i motit

Moti sot

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën