TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Gazetari Piro direkt nga protesta në Tiranë jep detaje: Raportohen protestues të lënduar, dëme të mëdha në biznese

Gazetari Armend Piro, në një lidhje direkte nga zona përballë Kryeministrisë, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka raportuar për zhvillimet e fundit nga protesta në Tiranë, ku përshkallëzimi i situatës është shoqëruar me dëme në institucione dhe biznese.

Nga vendi i ngjarjes, Piro ka përcjellë pamje të dëmeve të shkaktuara, ku shihen biznese dhe banka të dëmtuara gjatë protestës.

Ai ka bërë të ditur se protesta pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa është paralajmëruar edhe një protestë tjetër për nesër.

“Protesta pritet të vazhdojë deri në mesnatë dhe ka një thirrje tjetër për protestë edhe nesër. Tashmë, protestën nga ‘Flamingot’ e kanë marrë në dorë studentët”, ka deklaruar Piro.

Gazetari ka dhënë detaje edhe për personat e lënduar gjatë përplasjeve, duke bërë të ditur se, sipas informacioneve të raportuara në atë moment, gjashtë deri në shtatë protestues po merrnin trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit.

“Momentalisht raportohet për gjashtë apo shtatë protestues që janë duke marrë shërbime mjekësore në spitalet e kryeqytetit, ndërsa punonjësit e policisë kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në spital”, ka thënë ai.

Sipas Piros, protestuesit kanë akuzuar Policinë për përdorim të tepruar të dhunës gjatë ndërhyrjes.

Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet e mëtejshme pritet të varen nga vazhdimi i protestës dhe reagimet e autoriteteve.

Tags: Kendi i debatitProtestaShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, tre astronautë votojnë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA mund të vonohen me ditë, numërimi ndryshon nga shteti në shtet

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Probleme në procesin e votimit në SHBA, zgjaten oraret në disa qendra

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Xani: Nëse opozita nuk unifikohet, Kurti mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Rikonfirmohet Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë, zbardhen detajet e takimit Rama-Rutte në Bruksel

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Emisioni “Info Nata” 03.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën