TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekuestrohen 170 kg drogë në Shkodër, arrestohen 10 persona

by tëvë1
4 minuta ago
0
A A
Sekuestrohen 170 kg drogë në Shkodër, arrestohen 10 persona

Një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa janë arrestuar 10 persona.

Gjatë kontrolleve në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, uniformat blu zbuluan një magazinë, brenda së cilës ishte kamufluar një hyrje që të çonte në një ambient nëntokësor. Ky ambient ishte ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike.

Nga kontrollet u sekuestruan rreth 2 600 bimë të dyshuara kanabis, të kultivuara në vazo, si dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në flagrancë u arrestuan 10 shtetas, të moshave 18 deri në 61 vjeç, banues në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë:
K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, banues në Cërrik;
G., 37 vjeç, banues në Tiranë;
L., 46 vjeç, banues në Poliçan;
L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë;
T., 25 vjeç, banues në Mirditë.

Nga verifikimet ka rezultuar se njëri prej të arrestuarve, 46-vjeçari A. L., ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet./rtsh.al/

Pamje nga aksioni

ShareTweet

Postime të ngjashme

​BB: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

​BB: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës

Presidentja Shiroka-Pula nesër viziton zyrtarisht Forcën e Sigurisë së Kosovës

Konjufca takon homologen hungareze, në fokus integrimi evropian i Kosovës

Konjufca takon homologen hungareze, në fokus integrimi evropian i Kosovës

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut

50 milionë euro mbështetje për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut

​Nesër përurohet rruga “Frank Wisner” në Prishtinë, merr pjesë familja e diplomatit amerikan

​Nesër përurohet rruga “Frank Wisner” në Prishtinë, merr pjesë familja e diplomatit amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën