TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gazetari nga Beogradi: Radojçiq nuk mund të dënohet nga një pushtet mafioz në Serbi

nga Shpat Blakcori
24 Shtator, 2024
0
A A
Gazetari nga Beogradi: Radojçiq nuk mund të dënohet nga një pushtet mafioz në Serbi

Gazetari nga Beogradi - Nikola Krstiq

Gazetari nga Beogradi, Nikola Krstiq, thotë se në Serbi publiku di shumë pak për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska pasi që personalitetet publike refuzojnë të flasin për këtë temë. Ai tutje thotë se pushteti aktual asnjëherë nuk do ta dënojë Radojçiqin meqë është ndër partnerët kryesorë të Aleksandar Vuçiqit. 

Institucionet e Kosovës si dhe aktorët ndërkombëtarë kanë kujtuar të martën rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator të vitit të kaluar nga një formacion terrorist serb.

Mirëpo, në Serbi shumë pak personalitete kanë pasur guximin për ta kujtuar këtë ngjarje të rëndë.  Gazetari nga Beogradi, Nikola Krstiq, thotë se shumë analistë politikë në debate televizive refuzojnë të flasin për këtë temë. Ai thotë se publiku serb nuk e ka krejtësisht të qartë se çfarë ka ndodhur në veriun e Kosovës më 24 shtator, por vetëm e dinë se në atë sulm ishte i përfshirë Milan Radojçiq.

“Në Serbi ende nuk është e shpjeguar qartë se çfarë realisht ka ndodhur në Banjskë. Në emisione politike analistët në Serbi refuzojnë të flasin për këtë temë. Mirëpo ajo që dihet është se Milan Radojçiq ka qenë i përfshirë në atë sulm terrorist. Ai është njëri nga njerëzit më të fuqishëm dhe më me influencë në Serbi si dhe në rajon. Radojçiq gjithashtu është njeri shumë i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pra natyrisht që kjo është lidhja mes Beogradit dhe Banjskës”, tha Krstiq për Tëvë1.

Krstiq thotë se Vuçiq dhe udhëheqësit e tjerë serbë asnjëherë nuk do ta ekstradojnë Radojçiqin për në Kosovë pasi vetë ata kanë qenë në dijeni për atë sulm terrorist.

Sipas Krstiqit partia Vuçiqit vepron si organizatë mafioze.

“Partia progresive e Serbisë e kontrolluar nga Vuçiq funksionon si organizatë mafioze andaj nuk është për tu befasuar që ata refuzojnë ta ekstradojnë Milan Radojçiqin në Kosovë. Ata kurrë nuk do ta bënin këtë gjë. Aleksandar Vuçiq ka qenë gjatë gjithë kohës i njoftuar për këto zhvillime dhe e ka ditur mirë se çfarë është duke bërë Radojçiq në Kosovë”, tha gazetari.

Gazetari serb është shprehur tejet kritik edhe ndaj Perëndimit për mënyrën se siç thotë ai e mbështesin Vuçiqin.

“Perëndimi e di shumë mirë se çfarë është duke ndodhur në Serbi por kanë vendosur të heshtin për shkak të marrëveshjeve që po arrijnë me Vuçiqin. Ka 12 vite që është ai është duke udhëhequr me vendin dhe akoma nuk po i shihet fundi. Për dallim nga Millosheviqi ai po gëzon mbështetje të madhe nga faktori ndërkombëtar”, tha ai.

Pavarësisht se e morri përgjegjësinë për sulmin terrorist, Milan Radojçiq vazhdon të jetë lirë nëpër Serbi.

Ndërkaq, të pandehurit e tjerë, sipas aktakuzës, të gjithë janë në arrati përveç tre personave që gjenden në paraburgim në Kosovë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq. /teve1.info/

Tags: Millan RadoiçiqNikola KrstiqSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X