TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetari britanik që raportoi për luftën në Kosovë rrëfen për masakrën e familjes Deliu

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Gazetari britanik që raportoi për luftën në Kosovë rrëfen për masakrën e familjes Deliu

Gazetari britanik, Julius Strauss i cili raportoi përgjatë luftës në Kosovë, në një rrëfim ekskluziv për Tëvë1,  tha se masakra në Abri të Drenasit, ishte masakra më e madhe që ai kishte mbuluar gjatë punës së tij si gazetar.

Strauss tha se në atë masakër kishte parë trupa të varrosur të 23 shqiptarëve  në mesin e tyre gra dhe fëmijë shumë të vegjël.

“Kam mbuluar disa masakra e në Abri ishte e para e madhe që mbulova. Nuk isha aty kur ndodhi e as menjëherë pasi kishte ndodhur, kolegu im Vaughn Smith ishte aty. Unë arrita vetëm disa ditë më vonë,  pastaj takova Ymer Deliun, i cili ishte xhaxhai i një djali të vogël, Besnikut i cili ishte i mbijetuari më i vjetër i masakrës dhe s’di të them “i magjepsur” nuk është  fjala e duhur, por disi isha ndihesha që kjo ngjarje duhej të mbulohej, të përcillej. Po punoja me Lemanin, që ishte përkteyesi im, ishim ekip i shkëlqyeshëm. Ymeri na dërgoi te vendi ku kishte varrosur trupat e Masakrës së Abrisë, 23 viktima. Dhe kur ishim aty, ishte një pamje  shumë depresive, shumë e pikëlluar  varret e shumë grave dhe fëmijëve, disa fëmijë shumë, shumë të rinj. Derisa ne ishim aty, serbët ishin ende të vendosur në Likoc, vetëm 1-2 km larg dhe së pari filluan të shtinë mbi neve, e pastaj të granatonin vendin. Mendoj që kjo më inatosi shumë, ndonëse isha i inatosur më parë, por kjo më irritoi me të madhe”, rrëfeu gazetari Strauss në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1.

Më tej, ai theksoi se pavarësisht që përgjatë asaj periudhe ai punonte për Daily Telegraph, ai po atë ditë me t’u kthyer në Prishtinë ishte inkuadruar në lajmet e drekës në BBC-i ku kishte raportuar githë ngjarjen se çfarë po ndodhte në Abri të Drenasit.

“Atë ditë u ktheva në Prishtinë dhe më kujtohet që u kyça drejtpërdrejtë në lajmet e drekës të BBC-së. Nuk punoja për BBC-në atëherë, punoja për Daily Telegraph, por u inkuadrova në lajmet e drekës dhe raportova çfarë po ndodhte. Pastaj ruajta lidhjen me atë familje  me muaj, kthehesha te ta rregullisht. Pjesë e kësaj lidhjeje ishte deri diku motivim gazetaresk e një pjesë u bë një lidhje humanitare pothuajse një miqësi “, shtoi gazetari britanik./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata bënë thirrje që të sigurohet mbulimi shëndetësor për zyrtarët policorë

Sindikata e Policisë kërkon pensionim në moshën 55-vjeçare dhe paga më të favorshme pas daljes në pension

KFOR: Karabinierët italianë kryejnë patrullime në Mitrovicën e Veriut

KFOR: Karabinierët italianë kryejnë patrullime në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati i Punës ndalon punimet në Vushtrri pas vdekjes së 31-vjeçarit që ra nga ndërtesa

Inspektorati i Punës ndalon punimet në Vushtrri pas vdekjes së 31-vjeçarit që ra nga ndërtesa

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Trepça rinovon kontratën me Kenny Hasbrouck

Trepça rinovon kontratën me Kenny Hasbrouck

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

Rikthehet në pronësi të shtetit një objekt i uzurpuar në Zveçan

SHBA-ja heq sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

SHBA-ja heq sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën