TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetari afgan braktis vendin, strehohet në Kosovë

Ahmad Shaker është gazetari afganë i cili është strehuar në Kosovë pas situates së rënduar në Afganistan, ai rrëfen për Tëvë1 momentin kur u kërcënua nga talebanët, derisa kujton momentin kur ata hynë në shtëpinë e tij dhe thyen të gjitha pajisjet gazetareske. Ai thotë se një gazetar në Afganistan lejohet të punojë vetëm nëse ata e pranojnë fenë e talebanëve dhe bëjnë çfarë thonë ata.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gazetari afgan braktis vendin, strehohet në Kosovë

27 vjeçari afgan u largua nga vend i tij disa ditë më parë, kjo pasi situata atje u rëndua pas ardhjes në pushtet e talebanëve.

Ahmad Shaker tani është strehuar në Kosovë, pasi u detyrua të braktisë vendlindjen atje ku detyrën e gazetarit e ushtroi që nga viti 2012.

“Media për të cilën kam punuar ka qenë e themeluar nga ushtria, andaj talebanët gjithmonë e kanë konsideruar atë si media që ka lidhje me (Abraat Country) dhe se gazetarët aty janë spiunë të atij shteti. Për shkak të kësaj talebanët më përndoqën dhe u krijua një ide nga ta se duhet të vritet secili gazetar që ka lidhje me atë medie. Kështu që ishte një sfidë e madhe për mua dhe kolegët e mi”, deklaroi ai.

Kërcënimi nga talebanët ishte i pashmangshëm edhe tek ai.

Ai kujton momentin kur ata hynë në shtëpinë e tij dhe thyen të gjitha pajisjet gazetareske.

“Një taleban më thirri dhe u prezantua si një oficer i talebanëve dhe më tha se donte të takohej me mua. E di që ju jeni Ahmad Shaker dhe ju bëni këtë punë, andaj vetëm dua të ju shoh. I thashë nuk jam afër, jam në anën tjetër dhe nuk mund të takohemi. Më pas ata erdhën në shtëpinë time dhe thyen të gjitha pajisjet e mia gazetareske si tripodin, kamerën , laptopin dhe gjëra të tjera”, tha Shaker.

Edhe gjatë strehimit në vend, Shaker vazhdon ta mbajë mendjen tek kolegët e tij gazetarë.

“Ka shumë gazetarë që janë ende në Afganistan dhe të cilët mbijetojnë në mënyra të ndryshme. Disa nga ta rrinë të heshtur dhe nuk thonë asgjë duke u munduar të shpëtojnë jetën e tyre. Sepse është shumë e vështirë të bëjnë diçka. Disa nga ta e kanë ndryshuar mendim. Ndoshta jo mendimin, por janë të detyruar të pretendojnë ashtu, pasi thonë se talebanët janë mbi ne dhe ne nuk duhet të themi asgjë për ta. Ata vetëm vazhdojnë me punën e tyre si gazetarë por megjithatë ata janë në një gjendje shumë të keqe. Jam në kontakt me ta dhe di për gjendjen e tyre”, shtoi ai.

Sipas tij, është një lloj tjetër i islamit- radikal që talebanët thonë, por nuk është i vërteti. Ata e lejojnë një gazetarë të punojë vetëm nëse ata e pranojnë fenë e tyre dhe bëjnë çfarë thonë ata.

Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPECIALE – PROTESTË NË HAGË, NË KËRKIM TË DREJTËSISË PËR ÇLIRIMTARËT

SPECIALE – PROTESTË NË HAGË, NË KËRKIM TË DREJTËSISË PËR ÇLIRIMTARËT

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Limaj protestuesve në Hagë: Jemi me ju, pa asnjë rezervë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Vushtrri

Protesta kundër Gjykatës Speciale, Policia e Hagës niset me kuaj

Protesta kundër Gjykatës Speciale, Policia e Hagës niset me kuaj

Ministrat izraelitë kërcënojnë se do të ndjekin anëtarët e Hamasit kudo, përfshirë në Turqi

Ministrat izraelitë kërcënojnë se do të ndjekin anëtarët e Hamasit kudo, përfshirë në Turqi

SPECIALE – PROTESTË NË HAGË, NË KËRKIM TË DREJTËSISË PËR ÇLIRIMTARËT

SPECIALE – PROTESTË NË HAGË, NË KËRKIM TË DREJTËSISË PËR ÇLIRIMTARËT

Sondazh: Shumica e polakëve nuk do t’u përgjigjeshin thirrjes për shërbim ushtarak në rast lufte

Sondazh: Shumica e polakëve nuk do t’u përgjigjeshin thirrjes për shërbim ushtarak në rast lufte

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Limaj protestuesve në Hagë: Jemi me ju, pa asnjë rezervë

Irani kërcënon se vendet evropiane do “të humbasin gjithçka” në rast të rivendosjes së sanksioneve

Irani kërcënon se vendet evropiane do “të humbasin gjithçka” në rast të rivendosjes së sanksioneve

Ushtarët izraelitë bastisin shtëpinë e regjisorit palestinez, fitues i Çmimit Oscar, në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë bastisin shtëpinë e regjisorit palestinez, fitues i Çmimit Oscar, në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Izrael, ndërsa sulmet në Gaza intensifikohen

Sekretari amerikan i Shtetit mbërrin në Izrael, ndërsa sulmet në Gaza intensifikohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën