TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gati katër vjet luftë, 2025-ta solli shpresë për paqe në Ukrainë

Viti 2025 e gjeti Ukrainën sërish nën bombardimet e Rusisë. Megjithatë, negociatat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe një plan 20 pikësh i paqes, kanë përafruar mundësinë e shkuarjes drejt përfundimit të luftës pothuajse katërvjeçare.

by Jetmira Lushi
3 muaj ago
2 0
A A

Sulmet ruse ia prishën gjumin Solomias.

Sërish!

Nga frika që përjetoi, dyvjeçarja ukrainase sillet nëpër  bodrumin e një prej metrove të Kievit, duke refuzuar kërkesat e nënës së saj që ajo të fle.

“Shpërtheu, shpërtheu fort, shumë fort, shumë fort. Unë shkova në korridor dhe tani erdha në strehimore”, tha fëmija ukrainas Solomia Zhuravlova.

Kështu, nën sulmet e Rusisë nisi edhe një vit për ukrainasit.

Për këtë, presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy, i kërkoi në janar presidentit të sapo inauguruar amerikan, Donald Trump, garanci sigurie dhe që të jetë në anën e Kievit.

Kjo në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin e kishte përjashtuar mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me Zelenskyyn, duke e quajtur këtë të fundit si president jolegjitim.

Zelenskyy, me ftesë të Trump, udhëtoi për në Uashington në fund të shkurtit, me shpresën që të fitonte një mbështetje më të madhe.

Megjithatë, takimi me Trump eskaloi në grindje, ku presidenti amerikan e quajti Zelenskyyn mosmirënjohës, duke iu referuar ndihmës amerikane që mori Ukraina përgjatë viteve luftë.

Kështu, Zelenskyy, u kthye duarbosh në Kiev.

Teksa sulmet ruse vazhduan, më 30 prill Ukraina dhe SHBA- ja  nënshkruan Marrëveshjen për Burimet Minerale, duke krijuar Fondin e Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë.

Në maj, Trump, kritikoi Presidentin rus Vladimir Putin për “vrasjen e panevojshme të shumë njerëzve “.

E Zelenskyy, në korrik bëri një riorganizim të Qeverisë, edhe pse riorganizimi  i kabinetit nuk është parë si një ndryshim i madh, pasi udhëheqësi ukrainas vazhdon të mbështetet te zyrtarët që kanë dëshmuar efikasitetin dhe besnikërinë e tyre gjatë luftës.

Më 16 gusht, Putin u takua me Trump në Alaska , vizita e parë e udhëheqësit të Kremlinit në tokën amerikane që nga pushtimi i vitit 2022.

Takimi pasoi ultimatumin 50-ditor të Trump ndaj Putinit për të përparuar drejt një armëpushimi, më vonë i shkurtuar në 10-12 ditë, ose në të kundërtën  të përballej me sanksione të ashpra.

Bisedimet nuk prodhuan as armëpushim dhe as sanksione.

Në nëntor, një skandal korrupsioni shkaktoi dorëheqjen dhe shkarkimin e dy ministrave ukrainas dhe, më vonë, të shefit të stafit të Zelensky-t, Andriy Yermak.

Ministrat e drejtësisë dhe të energjisë u shkarkuan dhe, edhe pse Zelensky nuk u përfshi, skandali u bë një nga krizat më të mëdha politike të luftës.

Në nëntor, Shtëpia e Bardhë propozoi një plan paqeje me 28 pika , duke i dhënë Zelenskyt afat deri në Ditën e Falënderimeve për të pranuar ndihmën ose rrezikon të humbasë.

Plani u vlerësua si shumë i pafavorshëm për Kievin, pasi kërkonte kufizime ushtarake, heqje dorë nga ambiciet e NATO-s dhe tërheqje territoriale.

Por, pavarësisht dyshimeve për legjitimitetin e tij, plani formoi bazën e bisedimeve të vazhdueshme, të cilat përfundimisht u reduktuan në 20 pika .

Bisedimet në mesin e dhjetorit u përqendruan në tre dokumente : një kornizë paqeje, garanci sigurie dhe një plan rindërtimi, me kontribut evropian për vendosjen e trupave .

Zyrtarët e administratës Trump thanë se garancitë ishin 90% të përfunduara , megjithëse është e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë versionin e rishikuar të planit të paqes, pasi kjo do të binte ndesh me qëndrimin e tij maksimalist, nga i cili ishte zotuar të mos tërhiqej .

Ndryshe, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, janë vrarë rreth 15.000 civilë ukrainas.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët

Serbia arreston katër shtetas të Shqipërisë me pretendim për nxitje të urrejtjes

Serbia arreston katër shtetas të Shqipërisë me pretendim për nxitje të urrejtjes

Ymeri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Po sillet si “roje”, jo menaxhuese

Ymeri kritikon Qeverinë për rritjen e çmimit të naftës: Po sillet si “roje”, jo menaxhuese

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

“Këndi i debatit”- 24.03.2026

“Këndi i debatit”- 24.03.2026

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën