TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi – Qeverisë: Ikja nga hetimi për 100 milionëshin e rrymës, është vetë përgjigjja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gashi – Qeverisë: Ikja nga hetimi për 100 milionëshin e rrymës, është vetë përgjigjja

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë do të bëhet pajtetër, me apo pa dëshirën e Qeverisë.

Gashi ka thënë se faktet vetëm sa po shtohen, teksa me krijimin e këtij komisioni, mësohet e vërteta, respektohet Kushtetuta e demokracia.

“Ky pushtet i ka dhënë më shumë se 100 milionë euro dhe e ka rritur faturën e energjisë elektrike për 100%, të cilat qytetarët po vazhdojnë t’i paguajnë. Kjo është një padrejtësi e shtrenjtë dhe çmim i papërballueshëm për qytetarët” ka thënë tutje Gashi.

Ai ka akuzuar Qeverinë për shkelje të Kushtetutës, teksa ka thënë se ky komision do të formohet.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Nga dita që kërkuam krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë e deri me sot, faktet që kemi të drejtë po shtohen përditë. Arsyeshmëria po rritet e bindja po forcohet. Edhe pse e drejta politike, kushtetuese dhe ligjore e opozitës nga pushteti po sfidohet, ajo nuk do të mposhtet assesi. Komisioni hetimor do të bëhet. Ky pengim i pushtetit mund të sjellë vonim, por tashmë faji ka adresë, sepse nuk është “jetim”, pushteti është fajtor. Ikja nga hetimi është vetë përgjigjja.

Me krijimin e komisionit mësohet e vërteta, hiqen ose vërtetohen dyshimet për keqpërdorim apo korrupsion, për paaftësi apo keqmenaxhim. Por, një gjë është e paevitueshme: faji që e bën pushtetin fajtor, në cilindo rast. Ky pushtet i ka dhënë më shumë se 100 milion euro dhe e ka rritur faturën e energjisë elektrike për 100%, të cilat qytetarët po vazhdojnë t’i paguajnë. Kjo është një padrejtësi e shtrenjtë dhe çmim i papërballueshëm për qytetarët.

Për më tepër, me krijimin e komisionit respektohet Kushtetuta dhe demokracia, ngase përmbushet njëra ndër tre shtyllat e funksionimit të parlamentit: Mbikëqyrja.

Ndonëse e keni dëshmuar se Kushtetutën e shkelni dhe demokracinë nuk e respektoni, ne nuk do të ndalemi deri në krijimin e komisionit hetimor parlamentar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi ende i pakonstituuar – juristët kërkojnë përgjegjësi: Kushtetuesja e ka thënë qartë

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën