TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

by Tëvë1
1 vit ago
2
A A
Gashi ngre dyshime për ‘trenin bullgar’ në Shtime, ekipi i Muhamet Ademajt reagon për manipulimin me vota

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, ka shprehur shqetësim për parregullsitë e evidentuara në vendvotimin 2207/01 në fshatin Belinc të Komunës së Shtimes.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se ekzistojnë indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, duke përfshirë dyshime për përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar”, gjetjen e një fletëvotimi fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal.

“Bazuar në të dhënat e paraqitura, ekzistojnë indikacione të qarta për shkelje të rëndë të procesit zgjedhor, përfshirë dyshimet për përdorimin e metodës së njohur si ‘Treni Bullgar’, gjetjen e një fletëvotimi fals dhe mungesën e fletëvotimit origjinal. Këto elemente përbëjnë dyshime serioze për kryerjen e veprave penale që cenojnë integritetin e zgjedhjeve,” shkroi ai.

Gashi ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm nga organet kompetente, duke theksuar se:
“Nëse këto dyshime vërtetohen, ky rast nuk guxon të mbetet në heshtje dhe pa pasoja ligjore, sepse çdo veprim që cenon vullnetin e qytetarëve përbën rrezik serioz për procesin demokratik në vend.”

Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini, ka autorizuar policinë për të mbledhur informacione. Këtë e ka konfirmuar për Televizionin Tëvë1 Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Kryeprokurori i ka autorizuar policinë për të grumbulluar informacione rreth këtij rasti. Pastaj mbetet të shihet se çka do të del nga këto informacione dhe se si do të procedohet tutje me rastin,” tha ajo.

Ndërkaq, Ekipi i kandidatit Muhamet Ademaj ka reaguar me një deklaratë për opinionin publik, ku distancohet nga fleta e votimit të falsifikuar që është gjetur në kutinë e votimit për kryetar në atë vendvotim.

“Është gjetur një fletë votimi e falsifikuar për kandidatin Muhamet Ademaj në kutinë e votimit për kryetar. Ne sqarojmë se ekipi ynë nuk ka asnjë lidhje me këtë veprim dhe nuk e ka vendosur fletën e përmendur. Ky është një rast i dyshuar i manipulimit të procesit zgjedhor, i njohur ndryshe si praktika e paligjshme ‘treni bullgar’,” thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë hetim të plotë dhe të pavarur nga organet kompetente, si dhe verifikimin e numrit të nënshkrimeve të votuesve për të siguruar që çdo votë e vlefshme i përket një qytetari real dhe të regjistruar.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor dhe të respektojmë ligjin në çdo hap,” përfundon deklarata e ekipit të kandidatit Muhamet Ademaj.

Tags: reagimTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Kuvendi mban seancë të enjten

Haxhiu: Kuvendi s’ka nominime për President, zgjedhjet kosto e panevojshme

Protestat në Shqipëri, Haxhiu: Nuk e mbështesim dhunën, LVV-ja nuk ka bërë thirrje për mbështetje të protestës

Sergio Ramos bëhet pronar i Sevillas

Ramos mund të transferohet te Getafe

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, sulmohet Gjykata e Apelit-disa protestues shoqërohet në polici

Dita e shtatë e protestës në Tiranë, sulmohet Gjykata e Apelit-disa protestues shoqërohet në polici

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Zelenskyy thotë se SHBA-ja nuk i paralajmëroi për sulmet ruse në termocentralet e Kievit

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Sllovenia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Kryeministri francez kërkon orë policore lokale dhe të pjesshme pas trazirave

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Pa gola në Suharekë pas pjesës së parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën