TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë ankesën e Listës Serbe lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq.

Sipas Gashit, një kërkesë e tillë nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi zgjedhja e Rashiqit ka përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese të shprehura në aktgjykimin e fundit.

“Unë besoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta shqyrtojë fare kërkesën e Listës Serbe, pasi kjo kërkesë nuk ka kurrfarë baze ligjore. Të gjithë deputetët që e kanë votuar, përfshirë nënkryetarin e mëparshëm, i cili ishte serb, por nuk ishte nga Lista Serbe, kanë kontribuar në zgjedhjen e Nenad Rashiqit. Besoj se kjo ka përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese në aktgjykimin e fundit. Gjithashtu, duke pasur parasysh që Lista Serbe nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe realitetin që kemi pas shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ajo vazhdon të veprojë sipas interesave të Beogradit, duke përfshirë gjithashtu dhe përpjekjet për të bllokuar formimin e institucioneve tona”, është shprehur ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe,  më 16 tetor, Lista Serbe dorëzoi sërish një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kuvendi i ri i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Zgjedhja e tij u bë pasi deputetët e Listës Serbe, të cilët ishin nominuar për këtë post, nuk morën votat e mjaftueshme, edhe pse u hodhën në tri raunde votimi.

Në një aktgjykim të mëparshëm, Gjykata Kushtetuese kishte trajtuar ankesën e Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Pas këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar dhe kërkoi që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, për të mundësuar formimin e Qeverisë.

Në vendimin e Kushtetueses u theksua se propozimi për nënkryetarin nga komuniteti serb duhet të bëhet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Pasi deputetët e Listës Serbe nuk arritën të siguronin votat e nevojshme, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi që zgjedhja e nënkryetarit serb të vazhdojë përmes shortit, çka mundësoi zgjedhjen e Nenad Rashiqit nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Në ankesën e saj, Lista Serbe ka konsideruar zgjedhjen e Rashiqit si “jolegjitime” dhe ka paralajmëruar se nëse shumica e deputetëve shqiptarë vazhdon të imponojë përfaqësues serbëve, zgjedhjet do të humbasin kuptimin, duke legalizuar kështu “dhunën e shumicës ndaj pakicës”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Zbulohen detaje për datën e prezantimit të iPhone 18

Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në shtëpi

Familja Berisha deklaron se pavarësisht sulmit ata do të rikthehen në shtëpi

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

​Rama: Zvërneci nuk ndalet, por do të konsultohemi me palët e interesuara

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Nxirren nga rrënojat mbetjet e 21 palestinezëve në Gaza, kërkohen edhe 40 të tjerë

Pas një muaji ndalim, uji i Gostivarit rikthehet për konsum

Pas një muaji ndalim, uji i Gostivarit rikthehet për konsum

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Zyrtare: Djed Spence transferohet te Interi

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Dita e 77-të: Nuk ndalet protesta në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën