TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Gashi: Deklarata e Kuvendit kërkon institucione funksionale, duhet konsensus për presidentin

Drejtori i “Sbunker”, Fitim Gashi, ka folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1 për mundësinë që Kosova të zgjedhë presidentin e ri, derisa kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë nga afati i përcaktuar për zgjedhjen e tij.

Gashi ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit lidhet edhe me zhvillimet e fundit politike dhe me nevojën që institucionet e Kosovës të jenë funksionale, veçanërisht pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Sipas tij, deklarata e mbështetur nga 99 deputetë duhet të përcillet me veprime institucionale, ndërsa presidenti, si bartës i politikës së jashtme, ka rol të rëndësishëm në përcjelljen e mesazhit të Kosovës.

“Njëra prej arsyeve pse do të duhej të unifikohej aspekti politik edhe sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit është pikërisht deklarata e sotme, të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës. Tash, për ta jetësuar këtë deklaratë të sotme, e cila është mbështetur nga 99 deputetë të të gjitha subjekteve politike, duhet t’i kemi institucionet funksionale të plota”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se Kosova, për ta përcjellë mesazhin e saj lidhur me luftën e drejtë, duhet të ketë institucione stabile.

“Presidenti dihet se është bartës i politikës së jashtme dhe, nëse Kosova do ta përçojë mesazhin e vet të drejtë për luftën e drejtë, atëherë duhet të ketë institucione stabile. Kjo nis edhe prej presidentit”, është shprehur Gashi.

Duke folur për vonesat në procesin e zgjedhjes së presidentit, Gashi ka thënë se dallimet ndërmjet subjekteve politike duhet të tejkalohen dhe të gjendet një konsensus për emrin e presidentit të ardhshëm.

“Nëse deri më tani ka pasur arsye se pse po shtyhet ose ka pasur pengesa se pse nuk po arrihet marrëveshja mes subjekteve politike, do të duhet të tejkalohen këto dallime dhe duhet të gjejmë një konsensus sa i përket emrit të presidentit”, ka deklaruar ai.

Gashi ka përmendur edhe tentativat e deritanishme për një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se ka pasur një emër të përbashkët të propozuar, por nuk është gjetur vullneti i nevojshëm te deputetët e LDK-së.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që të ketë një marrëveshje të përbashkët ndërmjet partive politike, pavarësisht kohës së shkurtër që ka mbetur.

“Kemi parë tentativa dhe përpjekje mes LVV-së dhe LDK-së, ku doli një emër i përbashkët, por nuk u gjet vullneti i deputetëve të LDK-së. Mendoj se mund të ketë një mundësi për një marrëveshje të përbashkët, edhe pse është koha e shkurtër”, ka thënë Gashi.

Në fund, ai ka përmendur edhe qëndrimin e PDK-së, duke theksuar se rrethanat politike pas 16 shtatorit mund të kenë ndryshuar dhe se mbetet të shihet nëse kjo parti do të jetë pjesë e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Tags: ditarifitim gashikuvendiPresidentiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Arrestohet i dyshuari që kanosi kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot me vranësira e diell gjatë javës së ardhshme

Policia gjen armë në veturën e të dyshuarit që kishte shkaktuar aksident dhe ikur nga vendi i ngjarjes

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën