tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Fushë Kosova e Malisheva barazojnë në “Sami Kelmendi”

tëvë1 nga tëvë1
28/10/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Fushë Kosova dhe Malisheva kanë marrë nga një pikë pasi kanë barazuar në ballafaqimin e dytë të ndërsjellë në edicionin aktual.

Ndeshja e xhiros së 11-të e Superligës së Kosovës në futboll në mes të Fushë Kosovës dhe Malishevës e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, u mbyll baras, pa gola.

Raste për të realizuar patën të dyja skuadrat, por nuk ia arritën një gjëje të tillë.

Në pjesën e parë, rastin më të mirë për Malishevën e pati Drilon Hazrollaj.

Sulmuesi i krahut gjuajti me kokë në minutën e 41-të, por portieri Armend Rugji e devijoi topin në fundore.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, rast të artë për ta kaluar skuadrën mysafire në epërsi pati Altin Aliu në minutën e 62-të. Ai nga afërsia gjuajti lartë mbi portë.

Fushë Kosova jo shumë minuta më vonë pati mundësi shënimi me sulmuesin Urim Statovci, që nuk e shtyu topin në portë në një rast shumë të mirë shënimi.

Për Fushë Kosovën ishte barazimi i tretë i këtij edicioni në Superligë. Ka edhe një fitore e shtatë disfata.

Ndërkohë për Malishevën ishte barazimi i parë në këtë sezon.

Malisheva ka edhe katër fitore dhe gjashtë humbje, të gjitha me trajnerin Senad Alirifa.

Të shtunën, në krye të Malishevës si trajner debutoi Qëndrim Kida, që ishte asistent i parë i Alirifës.

Fushë Kosova ka gjashtë pikë në 11-të ndeshje dhe zë pozitën e fundit në tabelë, kurse Malisheva ka 13 pikë.

Në xhiron e 12-të, Fushë Kosova udhëton te Llapi, ndërsa Malisheva e pret Prishtinën.

Idrizi: Të gjitha shkollat e qytetit kanë nga një psikolog, migrimi ka ndikuar që disa të mbyllen

01/12/2023

Idrizi: Humbjet nga falja e tatimit në pronë planifikojmë t’i mbulojmë me inkasimin e borxheve

01/12/2023

Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

01/12/2023

I arrestuari i tretë i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit është pjesëtar i FSK-së

01/12/2023

Kurti në Pjetërshan: Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët

01/12/2023

Agjencia për Barazi e dënon ashpër vrasjen e Liridona Murselit

01/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.