TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fushata vetëdijësuese, Policia e Ferizajt: Shoferët të mos e përdorin telefonin

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur një fushatë vetëdijësuese për përdorimin e telefonit gjatë ngasjes. Nga kjo Drejtori treguan se kjo do të zgjasë një javë, dhe nga 13 tetori s’do të ketë falje për shoferët që shkaktojnë këtë kundërvajtje

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
0 0
A A

Nga e hëna pikë-kontrollet i kanë më të shpeshta.

E më të ndal automjetin, për shoferin kanë një mesazh zyrtarët policorë.

Kjo pasi Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj nga 6 tetori ka nisur projekt-fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”.

“Me ju informua me një fushatë që e kemi Policia deri më datë 12 ka të bëjë me përdorimin e telefonit gjatë vozitjes krejt fushata është ‘Një sekondë në telefon, mund të bëhet shumë vonë’ dhe ‘Duart në timon e jo në telefon’”.

Kjo fushatë do të zbatohet nga Njësia Rajonale e Trafikut të Ferizajt e që ka për qëllim të sensibilizojë pjesëmarrësit në trafik.

Komandanti i kësaj njësie, tregon se fushata do të vazhdojë përgjatë një jave e që do të realizohen edhe një sërë aktivitetesh.

“Gjatë patrullimeve do të bëjmë ndalje si dhe do të mbajmë ligjërata nëpër shkolla të qytetit të Ferizajt, por edhe Komuna tjera të regjionit të Ferizajt. Gjithashtu edhe në qendrën ‘Village’ do të vendosim monitorin dhe do të bëjmë në mënyrë elektronike shpërndarjen e këtij mesazhi. Gjithashtu edhe Komuna e Ferizajt dhe Shtimes kanë premtuar që do t’a vendosin në hyrje të qytetit mesazhin në mënyrë elektronike”, tha Arsim Roshaj – kapiten.

Kjo iniciativë po mirëpritet edhe nga pjesëmarrësit në komunikacion, të cilët thonë se është e qëlluar.

“Kjo fushatë është shumë e mirë për arsye se janë duke ndodhë shumë aksidente këto ditë dhe po mendoj se krejt telefoni është duke e bërë këtë send se edhe vetë po e shoh tërë kohën duke vozitë me telefon në dorë personat që po vozisin, është shumë e rrezikshme, le që po e merr veten në qafë por edhe tjerët po i merr”, tha qytetarja Erona Veliu.

Mbështetjen e tyre në këtë nismë po e japin edhe këta të rinj nga Kuvendi i të rinjve në Ferizaj.

“Qëllimi është që të vetdijësojmë qytetarët, sidomos të rinjtë për rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe po ashtu për rreziqet që sjellë përdorimi i telefonit gjatë vozitjes. Ne po ashtu mendojmë se ndryshimi vjen nga të rinjtë dhe secili prej nesh ka rol të rëndësishëm që ta bëjë qytetin tonë më të sigurt për të gjithë”, tha Diar Kamberi nga OJQ Kuvendi i tw rinjve nw Ferizaj.

Nga janari deri në shtator Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 2 mijë e 54 gjoba për kundërvajtje në komunikacion të kësaj natyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar, pritjet për hyrje në Kosovë deri në dy orë

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

​Kurti takohet sot me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja

PDK i thotë “jo” takimit me Kurtin, Hamza: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë

Zyrtare: Dukagjini e prezanton trajnerin Armend Dallku

Zyrtare: Dukagjini e prezanton trajnerin Armend Dallku

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Juventusi e grumbullon në fazën përgatitore taletin shqiptar

Juventusi e grumbullon në fazën përgatitore taletin shqiptar

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar, pritjet për hyrje në Kosovë deri në dy orë

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

​Kurti takohet sot me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja

PDK i thotë “jo” takimit me Kurtin, Hamza: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në `NEO Science Olympiad` në SHBA

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në `NEO Science Olympiad` në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën