TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK-ja vlerësohet për kontributin në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës

by teve1
2 muaj ago
1
A A
FSK-ja vlerësohet për kontributin në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë vlerësuar me çmime dhe mirënjohje në ceremoninë përmbyllëse të Operacionit “Interflex” në Mbretërinë e Bashkuar, në shenjë vlerësimi për punën, përkushtimin dhe kontributin e tyre gjatë realizimit të misionit shumëkombësh për trajnimin e forcave ukrainase.

Kosova është pjesë e Operacionit “Interflex” që nga fillimi i vitit 2024, duke kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në programet e trajnimit për ushtarakët ukrainas.

Gjatë kësaj periudhe, FSK ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme, duke dëshmuar profesionalizëm dhe aftësi të larta ushtarake në mjedise shumëkombëshe.

Sipas vlerësimeve të partnerëve ndërkombëtarë, pjesëtarët e FSK-së kanë treguar nivel të lartë përkushtimi dhe ndërveprueshmëri me forcat aleate, duke forcuar reputacionin e Kosovës si një kontribuuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Operacioni “Interflex” është një iniciativë shumëkombëshe e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila synon përgatitjen dhe trajnimin e forcave ushtarake ukrainase për të rritur kapacitetet e tyre operacionale dhe gatishmërinë për mbrojtjen e vendit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Përveç pjesëmarrjes në këtë mision, Kosova ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën edhe përmes angazhimit në konferenca dhe forume ndërkombëtare të koordinimit të ndihmës, si dhe përmes ofrimit të pajisjeve dhe donacioneve për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Në njoftim thuhet se këto angazhime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit me popullin ukrainas, duke e pozicionuar vendin si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet në Evropë.

Vlerësimet e ndara në ceremoninë përmbyllëse janë konsideruar dëshmi e profesionalizmit dhe standardeve të larta të pjesëtarëve të FSK-së, si dhe e kontributit të tyre në forcimin e partneritetit me vendet aleate dhe sigurisë ndërkombëtare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci: Edhe një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në kufi

Koci: Besoj se do të lirohet Hashim Thaçi

KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve

KEK-u paralajmëron Task-Forcë për sigurinë në punë pas vdekjeve të punëtorëve

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL e UÇK-së mbështet propozimin e Haradinajt për zgjedhjen e Hashim Thaçit president

Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri

​Kosova kalon në çerekfinale të padelit pas fitores ndaj Turqisë në “Taranto 2026”

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

Haxhiu viziton sportistët e Kosovës në Taranto: Urojmë të kthehemi me medalje

Haxhiu viziton sportistët e Kosovës në Taranto: Urojmë të kthehemi me medalje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën