TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Franca dhe Anglia mbyllin sonte Botërorin me duelin për vendin e tretë

by Tëvë1
3 muaj ago
3
A A
​Franca dhe Anglia mbyllin sonte Botërorin me duelin për vendin e tretë

Franca dhe Anglia do të përballen sonte në ndeshjen për vendin e tretë të Kupës së Botës 2026, në një duel që i shton një tjetër kapitull një rivaliteti që daton që nga vitet 1920.

Takimi në stadiumin “Hard Rock” zhvillohet pasi të dyja kombëtaret u eliminuan në gjysmëfinale. Franca u mposht nga Spanja, ndërsa Anglia u ndal nga kampionia në fuqi, Argjentina, duke humbur mundësinë për të luftuar për trofeun.

Edhe pse ndeshja për vendin e tretë konsiderohet shpesh si një sfidë pa peshën emocionale të finales, përballja mes dy prej kombëtareve më të mëdha të futbollit evropian pritet të ofrojë spektakël, falë cilësisë së lartë të lojtarëve në të dyja skuadrat.

Franca dhe Anglia janë përballur 32 herë më parë, ndërsa ndeshja e sontme do të jetë takimi i tyre i 33-të.

Përballja e fundit mes dy kombëtareve në Kupën e Botës u zhvillua në çerekfinalen e Botërorit “Katar 2022”, ku Franca fitoi 2-1 dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.

Në atë ndeshje, Aurelien Tchouameni kaloi francezët në epërsi me një gol nga distanca në minutën e 17-të. Harry Kane barazoi rezultatin nga penalltia në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Olivier Giroud riktheu avantazhin për Francën me një gol me kokë.

Anglia pati mundësinë ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, pasi fitoi një tjetër penallti në minutat e fundit, por Kane dështoi nga pika e bardhë, duke e dërguar topin mbi traversë dhe duke i dhënë fund ëndrrës së “Tre Luanëve” për titullin botëror.

Në sfidën e sontme, që zhvillohet ng aora 23:00, të dyja ekipet do të synojnë ta mbyllin turneun me fitore dhe medaljen e bronztë.

Formacionet e mundshme:

Franca: (4-2-3-1): Brice Samba; Malo Gusto, Ibrahima Konate, Maxence Lacroix, Theo Hernendez; N’Golo Kante, Warren Zaire-Emery; Desire Doue, Rayan Cherki, Ousmane Dembele; Kylian Mbappe

Anglia: (4-2-3-1): Jordan Pickford, Djed Spence, John Stones, Marc Guehi, Nico O’Reilly, Elliot Anderson, Declan Rice, Morgan Rogers, Jude Bellingham, Anthony Gordon, Harry Kane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Myrto Uzuni rikthehet me gol në MLS

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizon dy gola për skuadrën amerikane

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Rrëfimi i mësueses që bën 20 kilometra për t’u dhënë mësim dy nxënësve në Leposaviq

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Kongresmeni amerikan: I shqetësuar për raportimet se qeveria e Serbisë po përgatitet të përdorë dhunë

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Mbi 60% pjesëmarrje deri në orën 17:00, Vuçiq akuzohet për taktika frikësimi si të Millosheviqit

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Kurti u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të votojnë: Secila votë ka peshë

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

​Moti për pesë ditët e ardhshme

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Raportohet se xhandarmeria në Beograd ka filluar masat për të penguar protestën eventuale të studentëve

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Protesta e studentëve në Tiranë, tensione para Kryeministrisë: U vihet flaka karrigeve të Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën