TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Formimi i Qeverisë së re, Osmani do të kërkojë “kompromis politik”

Nga e diela e 26 tetorit, partitë politike në vend janë në pritje të presidentes së vendit, Vjosa Osmani. E para e shtetit ka kohë 10 ditë për konsultime me to në lidhje me formimin e Qeverisë së re, pash dështimit të mandatarit të parë. Zyra e presidencës ka paralajmëruar që shefja e shtetit, Vjosa Osmani, do të bëjë thirrje për kompromis politik midis partive politike në konsultat e saj me to në ditët në vijim. Nga KDI-ja tregojnë se si shkojnë hapat, derisa prej Lidhjes Demokratike të Kosovës thonë se në të ardhmen mund të ketë bashkëpunim LDK-VV, në qoftë se ka reflektim nga Kurti.

by Fetije Kamberi
9 muaj ago
0 0
A A

Nga 26 tetori, sytë i kanë të gjithë nga presidentja e Kosovës.

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani nga e diela ka kohë 10 ditë për t’i ftuar partitë politike në takim për të diskutuar rreth hapave drejt formimit të Qeverisë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti për ta bërë ekzekutivin.

Sipas zyrës së presidentes, Osmani do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit.

Po ashtu, theksohet si pikë diskutimi rëndësia e miratimit të buxhetit për vitin 2026.

“Presidentja Osmani, në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, do ta potencoj rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Në këtë kuadër, Presidentja do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i presidentes.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, hulumtuesi Vullnet Bugaqku sqaron se si veprohet kur dështon herën e parë formimi i Qeverisë.

“Pra, presidentja duhet me kujdes që në rast se dështohet herën e parë të i thërras përsëri partitë politike parlamentare dhe të konsultohet me to në dy aspekte. Aspekti i parë është nëse ka gatishmëri që subjektet parlamentare të gjejnë një marrëveshje politike për të votu një kandidat për Qeveri në raundin e dytë, ose nëse nuk ka fare gatishmëri dhe vullnet politik që partitë politike të mandatojnë një kandidat tjetër për formimin e Qeverisë atëherë presidentja nuk ka nevojë të ezauroj dhe shter afatet kushtetuese dhe me automatizëm vlerëson që në këto suaza nuk ka kushte për zgjedhje të Qeverisë dhe me rrjedhimisht mund të urdhërojë edhe shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës”, shpjegon Bugaqku.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni thotë se nëse Albin Kurti reflekton, mund të ketë përafrim për koalicion LDK-VV.

Të hënën, kryeministri në detyrë dhe njëherit edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se bashkëpunim i kanë ofruar vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, por  sipas Kurtit, të dyja e kanë refuzuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

​Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

Ardhja e diasporës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

​Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës

​Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

“Ditari”- 15.07.2026

“Ditari”- 15.07.2026

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

​Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

Ardhja e diasporës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën