Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi.
Ai thotë se ka pasur komunikim me Dalipin, por që sulmuesi i Vaduzit ende nuk ka vendosur për cilën përfaqësuese të luajë.
Foda shpreson që në të ardhmen Dalipi të luajë për Kosovën.
“Kemi pasur kontakte me Dalipin. Ai akoma nuk ka vendosur për kë të luajë. Ne do të presim deri në një vendim dhe shpresoj që të vendos për Kosovën”, ka thënë Foda.
Dalipi, së fundmi ka refuzuar Zvicrën dhe tani opsionet e tij janë Kosova dhe Shqipëria.








