TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

by Tëvë1
7 minuta ago
0
A A
​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik me Suedinë dhe Belgjikën.

Të katër projektligjet u miratuan me nga 11 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Bëhet fjalë për Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim, atë për Transferimin e Personave të Dënuar, si dhe marrëveshjen për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Kryetari në këtë komision, nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka thënë se këto janë marrëveshje ndërkombëtare të cilat shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidhin në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Këto janë marrëveshje ndërkombëtare të cilat shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidhin në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. E para, çështjet penale që përfshin të gjitha raportet në fushën e se drejtës penale ndërmjet shtetit, e dyta është çështja e ekstradimit, dhe transferi i personave dënuar. Është pako e përgjithshme e ligjeve që shteti me shtet në fushën e drejtësisë penale i lidh. Nëse një shtetas i Republikës së Kosovës në Suedi dhe e kundërta, gjykohet penalisht ose kërkohet që një shtetas i Kosovës të vuajë dënimin derisa ai po e kryen për një vepër të kryer në shtetin e Suedisë, ai mund të transferohet në Republikën e Kosovës për të vuajtur këtë dënim”, tha Qorrolli.

Ndërkaq, në pikën e të ndryshmeve, Qorrolli njoftoi se, pas përfundimit të konkurseve për dy pozita vakante në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për drejtor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, komisioni do të formojë grupet punuese për shqyrtimin e kandidaturave dhe aplikacioneve.

Përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje propozoi deputetin Blerim Gashi si kryesues të grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Formimi i dy grupeve punuese u miratua me 11 vota për.

“Meqenëse tashmë janë mbyllur konkurset për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, dy vende vakante, dhe përzgjedhjen, konkursi i dytë të drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ne si komision funksional do të formojmë grupet e punës për shqyrtimin e kandidaturave dhe aplikacioneve të tyre… Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje do ta propozoj deputetin Blerim Gashi që të jetë kryesues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, tha Qorrolli.

Gjatë mbledhjes, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, kritikoi mënyrën e shqyrtimit të marrëveshjeve, duke kërkuar që ministrja e Drejtësisë të raportojë para deputetëve për përmbajtjen e tyre përpara votimit.

“Praktikat e deritashme kanë qenë që ministrja vjen në komision, dhe raporton për marrëveshjet. Nuk po flasim për marrëveshje që nuk duan trajtim të detajshem, dhe mendoj që Kuvendi nuk guxon t’i tejkalojë këto praktika të mira, sepse ministrja ka qenë në takime bilaterale me përfaqësues të shteteve, dhe është mirë edhe për opinionin publik, por edhe për ne, që ajo të vijë dhe para votimit të informojë deputetët. Këto praktika nuk guxojnë të tejkalohen dhe votimet të ndodhin siç u votua sot”, tha Deliu-Kodra

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, jemi duke diskutuar me PDK-në për kthimin e Ligjit për Specialen

Nagavci: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, jemi duke diskutuar me PDK-në për kthimin e Ligjit për Specialen

Vlora Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Vlora Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Mungojnë Matoshi e Osmani te Kosova, Dellova në dyshim

Berisha e Shehu flasin për ndeshjet e nëntorit, fokusi te Finlanda

Berisha e Shehu flasin për ndeshjet e nëntorit, fokusi te Finlanda

Nagavci: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, jemi duke diskutuar me PDK-në për kthimin e Ligjit për Specialen

Nagavci: Seanca e Kuvendit mbahet të enjten, jemi duke diskutuar me PDK-në për kthimin e Ligjit për Specialen

​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

​Komisioni për Legjislacion miraton katër projektligje për marrëveshje ndërkombëtare me Suedinë dhe Belgjikën

Vlora Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Vlora Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Spalletti përmend Zhegrovën, flet për situatën e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën