TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Foda publikon listën, mungon Rashica

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Foda publikon listën, mungon Rashica

Selektori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.

Në listën e tij, Foda ka përfshirë 23 futbollistë kurse ajo që bie në sy është mungesa e sulmuesit të krahut, Milot Rashica. Rashica, së fundmi e ka fituar Kupën e Turqisë me skuadrën e Beshiktashit.

Lista e këtij grumbullimi dallon prej listës së muajit mars kur Foda mbajti grumbullimin e parë me “Dardanët”.

Këtë herë, Foda ka ftuar edhe lojtarë të rinj, siç është portieri i Tiranës, Mustafë Abdullahu dhe mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, Art Smakaj.

Po ashtu, Foda ka ftuar edhe pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës. Bëhet fjalë për lojtarët e Ballkanit, mbrojtësin Lumbardh Dellova e Lindon Emërllahu, pastaj qendër sulmuesin Muhamet Hyseni e mbrojtësin Ilir Krasniqi të Llapit, si dhe sulmuesin e krahut Drilon Hazrollaj të Malishevës.

Lojtarët tjerë në listën e selektorit Foda, janë ata të zakonshmit si kapiteni Amir Rrahmani pastaj Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda e të tjerët.

Kosova në muajin qershor do ta ketë vetëm një miqësore, ku më datën 5 do të përballet me Norvegjinë në Oslo.

Për Fodan, kjo do të jetë miqësorja e tretë në krye të Kosovës pas asaj me Armeninë dhe Hungarinë derisa po e përgatit ekipin për edicionin e ri të Ligës së Kombëve që nis në muajin shtator.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

FIFA e mahnitur nga kombëtarja e Kosovës, i kushton një artikull të gjatë me fakte

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Shabani shpall listën për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve, ka mungesa të shumta

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

Kenan Yildiz publikon fotografi emocionuese me Edon Zhegrovën

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën