TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Foda flet për të gjitha, fokusi te synimi në Ligën e Kombeve

by teve1.info
1 muaj ago
0
A A
Foda flet për të gjitha, fokusi te synimi në Ligën e Kombeve

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, të hënën, në ditën e grumbullimit të ekipit për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka dalë në konferencën për shtyp para mediave.

Foda foli për të gjitha rreth Kombëtares së Kosovës, përfshirë edhe ndodhitë e fundit, por insistoi se fokusi i tij mbetet te ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kosova në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, do të paraqitet në ligën B të kësaj gare, ndërsa gjatë dy javëve të grumbullimit, do t’i ketë katër ndeshje ku do të përballet me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.

Foda tha se skuadra do të përgatitet maksimalisht për sfidat që e presin, duke theksuar se synimi i tij dhe i futbollistëve është që në çdo ndeshje të kërkohet fitorja.

“Mezi i presim këto ndeshje dhe do të përgatitemi maksimalisht. Në çdo ndeshje hyjmë me dëshirën dhe synimin për të fituar”, tha Foda.

Ai u ndal edhe te mungesat, duke përmenduar lëndimet dhe tërheqjet e disa futbollistëve, por insistoi se ka besim te lojtarët e grumbulluar.

“Na mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm dhe me përvojë. Gjithashtu, Rexhbeçaj dhe Muslija nuk do të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Megjithatë, kemi 27 futbollistë tek të cilët kam besim të plotë dhe jam i bindur se me këtë grup mund të zhvillojmë ndeshje të mira”, u shpreh përzgjedhësi.

Megjithatë, ai tha se ditët e ardhshme do të jetë të rëndësishme për përcaktimin e formacionit dhe përgatitjet e ekipit për ndeshjet që e presin.

Sigurisht, një pjesë e konferencës së Fodas, iu kushtua edhe vendimeve të Amir Rrahmanit e Florent Hadërgjonajt për t’u tërhequr nga Kosova.

Rrahmani tashmë ka paditur federatën dhe ka thënë se nuk kthehet në ekipin me udhëheqjen aktuale të saj, ndërsa Hadërgjonaj është larguar shkaku i stafit teknik.

“Rrahmani më ka kontaktuar dhe kemi biseduar. Kam tentuar t’ia ndryshoj mendimin, por ai e kishte marrë vendimin e tij dhe ne duhet ta respektojmë. E falënderoj për kontributin e tij dhe i uroj gjithë të mirat në vazhdim”, tha Foda, i cili shtoi se për vendimin e Hadërgjonajt është informuar përmes mediave.

Foda shtoi se ditët në vijim do të jenë të rëndësishme për përcaktimin e formacionit dhe përgatitjen e skuadrës.

Selektori theksoi se fokusi tani është te futbollistët që janë pjesë e grumbullimit, duke vlerësuar lartë formën e fazës sulmuese.

Ndërkohë, Foda foli edhe për çështjen e kapitenit të ri të Kombëtares së Kosovës. Ai tha se këtë vendim do ta diskutojë me futbollistët, duke e konsideruar një çështje të rëndësishme për grupin.

Në fund të konferencës, Foda shprehu mirënjohjen e tij për Fidan Alitin dhe Valon Berishën për kontributin e tyre në Kombëtaren e Kosovës.

“Dardanët” ndeshjen e parë e luajnë kundër Irlandës më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre persona arrestohen nën dyshimin për ngacmim seksual

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

​Liga e Kampionëve ndez garën sonte, nëntë ndeshje në program

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën