TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Rreth 3.6 milionë fletëvotime për dy llojet e Zgjedhjeve Lokale, për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale, kanë arritur pasditen e së enjtes në Kosovë nga Sllovenia.

Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1 zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se gjatë javës së ardhshme fletëvotimet do të shpërndahen fillimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të dërgohen në Qendrat e Votimit.

“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale kanë arritur në Kosovë. Gjatë javës së ardhshme ato do të shpërndahen, fillimisht në Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq në ditën e zgjedhjeve do të shpërndahen për në Qendra të Votimit,” tha Elezi.

Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura për zgjedhjet e 12 tetorit është 3,600,820.

“Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të shtypen gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve,” ka bërë të ditur zëdhënësi Elezi.

Ai shtoi se ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë si dhe fletëvotimet rezervë.

Në këtë numër përfshihen edhe 44,310 fletëvotime të dedikuara për votimin me postë nga jashtë Kosovës, të cilat janë shtypur në mesin e muajit shtator, përpara fillimit të periudhës së votimit për votuesit e regjistruar në diasporë.

Sipas të dhënave të Listës Votuese, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2,025,105 qytetarë që do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime. Nga to, 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvotime janë të caktuara për votimin e rregullt, ndërsa 38 Qendra të Votimit me gjithsej 54 vendvotime do të jenë në funksion për votimin me kusht.

Tags: Teve1valmire elezizgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

Konjufca në Nju Jork: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Përfundon protesta në Prishtinë kundër verdiktit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së

Përfundon protesta në Prishtinë kundër verdiktit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës, miratohet deklarata “Jo në emrin tim”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën