TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Flamurtari surpriza e Kupës, vlonjatët mposhtin Vllazninë/ Fiton Kukësi, Laçi dhe Skënderbeu

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Flamurtari surpriza e Kupës, vlonjatët mposhtin Vllazninë/ Fiton Kukësi, Laçi dhe Skënderbeu

Kupa e Shqipërisë nisi me ndeshjet e raundit të 1/16-tave në Grupin B teksa padyshim surpriza mund të konsiderohet suksesi i Flamurtarit në shtëpi përballë Vllaznisë. Edhe pse ishin shkodranët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Vulajt në minutën e 11-të, vlonjatët gjetën forcat për të reaguar dhe përmbysën shifrat brenda pjesës së parë falë dy golave të Fernando dhe Dishës.

Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë menaxhuan më së miri avantazh ndërsa nisen të favorizuar për ndeshjen e kthimit me Vllazninë që do të duhet të impenjohet më shumë në shtëpi për të vijuar aventurën në Kupë. Në ndeshjet e tjera, Kukësi nuk pati probleme në transfertë ndaj Labërisë duke fituar me rezultatin 0-3. Verilindorët shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Dacit dhe Barbosës, ndërsa në të dytën, trefishoi Gyasi.

Kjo ishte edhe fitorja e parë për trajnerin e ri të Kukësit, Enkeleijd Dobi, i cili debutoi me humbje në kampionat ndaj Partizanit. Ndërkohë, Skënderbeu mposhti pastër me rezultatin e thellë 1-5, Maliqin me korçarët që shënuan nga dy gola për pjesë teksa shkëlqeu Belajdi Pusi me një dygolësh.

Sakaq, Laçi triumfoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Devollit, ndërsa Bylis mposhti me rezultatin 0-3 Pogradecin teksa bie në sy barazimi 0-0 i Luzit me Teutën. Ndeshjet e kthimit, do të luhen në datën 12 tetor.

Rezultatet e plota të ndeshjeve të para në Grupin B:

Besa-Korabi 1-1

Devolli-Laçi 0-2

Flamurtari-Vllaznia 2-1

Kastrioti-Vora 1-0

Labëria-Kukësi 0-3

Luzi-Teuta 0-0

Maliqi-Skënderbeu 1-5

Pogradeci-Bylis 0-3

Turbina-Erzeni 1-2

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

Formacionet zyrtare Izraeli – Kosova

​“Dardanët” gati për sfidën e sotme ndaj Izraelit

​“Dardanët” gati për sfidën e sotme ndaj Izraelit

Stradner: Vuçiçi po paralajmëron hapur për “kaos”

Stradner: Putin nuk e fsheh mbështetjen për Vuçiqin, Rusia po përgatit  trazira në Beograd

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën