TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fjalimi i parë: anija e mbytur pa dalë nga porti!

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rënia e lirë e medias së “lirë”!

Shkruan: Lutfi Dervishi

Pritej me shumë kërshëri fjalimi i parë publik i Presidentit aq më tepër që për nga natyra zoti Begaj ka qenë i heshtur dhe nuk ka preferuar të komunikojë me median!

Për të gjykuar një fjalim, aq më tepër fjalimin e parë të kryetarit të shtetit, të mbajtur në Parlament duhen nënvizuar ato që nuk u thanë.

Nuk është vendi dhe rasti për të analizuar stilin, apo tonin me të cilin u mbajt fjalimi. Por në fjalimin e pare të bëjnë përshtypje mungesat e shumta:

Asnjë fjalë për Parlamentin, rolin e tij ligjvënës dhe kontrollues të institucioneve.

Asnjë fjlaë për kompetencat e veta.

Asnjë fjalë politikën e jashtme.

Asnjë fjalë për Kosovën! Nëse Presidenti në largim e kaloi ditën e fundit në detyrë në Kosovë, Presidenti Begaj nuk e përmendi Kosovën në fjalimin e parë!

Asnjë fjalë për diasporën shqiptare!

Problemet, sfidat dhe arritjet që ka vendi sot nuk janë abstrakte, por shumë konkrete.

Boshatisja e vendit është plagë e hapur. Asnjë fjalë për largimin nga vendi. Asnjë fjalë për largimin në masë të mjekëve dhe infermierëve ndonëse është vetë mjek në profesion!

Korrupsioni dhe kapja e shteti janë elefanti në dhomë. Dhe ky fenomen nuk përjashton deputetët – ndëshkimi para se të vijë nga drejtësia vjen nga kutia e votimit dhe Shqiperia e 2022 ende nuk po realizon zgjedhje pa probleme dhe të pakontestuara!

Vendi ka hapur zyrtarisht negociatat me BE-në, por maratona e 33 kapitujve nuk do të jetë e lehtë! Kjo maratonë transformuese nuk është vetëm për qeverinë dhe opozitën, por për gjithë shoqërinë, për institucionet dhe shoqërinë civile, për median dhe çdo qytetar të këtij vendi. Është një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin dhe meritonte mesazh të qartë për këdo!

Sfidat e politikës asnjëherë nuk kanë qenë të lehta! Reforma zgjedhore (me ligj është sanksionuar edhe vota e emigrantëve), reforma territoriale janë në tryezë. Suksesin nga dështimi i ndan vetëm një vijë e hollë! Do t’i zgjidhim krizat e radhës me gjyqtar ambasadorët apo gjyqtari vendas do të jetë në lartësinë e detyrës?!

Të bën përshtypje që me konkret ishin urimet e para që mori Presidenti, sesa fjalimi i tij i parë në Parlament.

Një fjalim për njerëzit, për komunitetet , për çështjet e mprehta që po kalon vendi, një fjalim që vë gishtin në plagë, por dhe që jep shpresë se e nesërmja do të jetë më e mire, mungoi!

Duke perifrazuar një thënie të vjetër: anija e mbytur pa dale nga porti!

Ndoshta duhet pranuar që nuk zhgënjeu pritshmëritë!

P.S Fjalimi i dytë në Presidencë kishte më shumë brendi se i pari, por fjalimi dytë më shumë nxorri në pah boshllëkun e të parit! Boshllëk që gjithkush uron të mbushet në çdo ditë të mandatit me veprimtarinë institucionale e cila i ka të gjitha mundësitë të përgënjeshtrojë dobësinë dhe mungesat e fjalimeve, sidomos të fjalimit inagurues.

Ky shkrim është marrë nga faqja e Lutfi Dervishit në Facebook

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Liderët opozitarë nuk kanë besu që i fitojnë zgjedhjet, kjo ndjehet nga votuesit

Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Për elitat maqedonase, konflikti i vitit 2001 ende nuk ka përfunduar!

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Auto Draft

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policët në pritje të pagesave për shtesa, lëndët pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën