TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fitoret e tetorit motivojnë “Dardanët” për duelin me Rumaninë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Fitoret e tetorit motivojnë “Dardanët” për duelin me Rumaninë

Sulmuesi i krahut, Emir Sahiti ka folur për golin e tij dhe fitoren e Kosovës ndaj Qipros në Ligën e Kombeve, ndeshje kjo që u luajt në Prishtinë të martën mbrëma.

Sahiti e zëvendësoi Edon Zhegrovën në minutën e 67-të dhe katër minuta vonë realizoi për 3:0 duke e vulosur rezultatin e ndeshjes.

Për Sahitin, ky është goli i parë me fanellën e Kosovës në pesë paraqitje, gjë që e bëri të ndihet krenar.

“Është shumë ndjenjë e mirë të shënosh gol, sidomos goli i parë për Kombëtaren, për atdheun tënd. Po ndihem shumë, shumë, shumë mirë. Me rëndësi që kemi fituar, por është e mirë edhe kur shënon. Ishalla do Zoti me vazhdu kështu me gola, me asistime dhe me fitore”, tha ndër të tjera Sahiti për faqen zyrtare të FFK-së.

I lumtur me fitoren e Kosovës u shpreh edhe Ermal Krasniqi, i cili po ashtu realizoi gol ndaj Qipros. Krasniqi luajti gjatë tërë ndeshjes kurse shënoi golin e dytë për “Dardanët” në minutën e 52-të.

Për Krasniqin, kjo ishte paraqitja e tetë me Kosovën dhe goli i tij i dytë rresht pasi realizoi edhe në fitoren 2:1 kundër Lituanisë.

“Siç e kam thënë edhe herën e kaluar, nuk do të ndalem vetëm me një gol dhe shpresoj që të vazhdoj kështu dhe t’i gëzoj tifozët tanë. Ishte kënaqësi shumë e veçantë të shënoja në stadiumin tonë ‘Fadil Vokrri’”, shtoi Krasniqi.

Ndërkohë, Edon Zhegrova ka thënë se fitorja ndaj Lituanisë në udhëtim dhe Qipros në shtëpi, kanë motivuar “Dardanët” për duelet e muajit të ardhshëm.

Në veçanti, Zhegrova është fokusuar te përballja me Rumaninë, që vlerësohet edhe ndeshja më e rëndësishme për Kosovën.

Dueli Rumani – Kosovë, luhet më 15 nëntor në Bukuresht dhe “Dardanëve” i duhet fitorja me katër gola diferencë për ta siguruar vendin e parë në grup.

Kosova, aktualisht ka 9 pikë, tri më pak se Rumania, e cila në ndeshjen e parë të kësaj kampanje të Ligës së Kombeve fitoi 3:0 në Prishtinë.

“Tash duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, që është mjaft e rëndësishme, kundër Rumanisë. Besoj se i gjithë publiku ka qenë i lumtur, e po ashtu edhe ne”, shtoi Zhegrova.

Krahas Zhegrovës, optimizmin për fitore në Rumani e kanë shprehur edhe Sahiti e Krasniqi.

Muajin tjetër, përfundon kjo kampanjë e Ligës së Kombeve, ndërsa Kosova i ka dy ndeshje pasi do të përballet edhe me Lituaninë, ndeshje kjo që luhet më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën