tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Finalja e Europa Ligës sonte

tëvë1 nga tëvë1
31/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Puskas Arena në Budapest të Hungarisë, sonte me fillim nga ora 21:00 pret finalen e Ligës së Evropës. Një mjeshtëri finaleve, Jose Mourinho me skuadrën e Romës, ka përballë ekspertët e Europa Ligës, Sevillën.

Andaluzianët, që kishin fituar tre herë radhazi këtë trofe me Unai Emery, sonte  kërkojnë triumfin e 7 në histori të klubit, ndërsa romakët që stinorin e kaluar fituan Ligën e Konferencave, kërkon që tani ta bëjë të njëjtën në një kompeticion më të fortë.

Tek Roma do të mungojë mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili edhe pse me paterica ka udhëtuar me shokët e tij në këtë ndeshje jetike për të. Përveç Kumbullës, në dyshim mbetet edhe mbrojtësi Karsdorp, ndërsa pjesa tjetër e grupit janë nën urdhrat e trajnerit portugez, varet nga ai kë vendos në fushë.

Tek Sevilla mungojnë Marcos Acunja për shkak të kartonit, teksa pasi eliminuan Manchester United kishin thënë se europa Liga eshtë gara e tyre.

Megjithatë, Mou nuk duket shumë i shqetësuar për këto deklarata.

“Historia nuk i fiton takimet. Ju shikoni finalet e realit të madridit dhe mendoni se ata fitojnë në secilën. Ju shikoni Sevillën dhe thoni “Sevilla fiton cdo finale”, por realiteti është se historia nuk i fiton ndeshjet.”

 

Ishtrajneri i Real Madrid dhe shumë skuadrave të tjera evropiane, vitin e kaluar ishte bërë trajneri i parë dhe i vetëm që fiton të trija kompeticionet evropiane.

Komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë në Kosovë

04/10/2023

Zvicër – Kosovë luhet në Basel

04/10/2023

PS-ja e Ramës dorëzon në Kuvend rezolutë që dënon sulmin në Banjskë

04/10/2023

“Ylli” i Bayernit drejt Realit, agjenti: Bisedon gjithë kohën me Alaban

04/10/2023

Lipjani investon 6 milionë euro në qendër të qytetit në katër projekte

04/10/2023

Shefi i BE-së: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.