TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Filmi shqiptar “Shame and Money” me premierë botërore në Sundance Film Festival

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Filmi shqiptar “Shame and Money” me premierë botërore në Sundance Film Festival

Filmi më i ri artistik i regjisorit Visar Morina, “Shame and Money”, do të shënojë premierën e tij botërore në Sundance Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një postimi në Facebook, duke e vlerësuar paraqitjen e re të Morinës në kategorinë kryesore të festivalit si një arritje të veçantë, pasi është hera e dytë që ai konkurron në këtë seksion elitar.

Filmi sjell një kast të gjerë aktorësh të njohur, përfshirë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica, Alban Ukaj, Aria Shala, Riga Morina, Melika Gashi, Selman Lokaj, Teuta Hajdini, Abdinaser Beka, Rebeka Qena, Tristan Halilaj, Basri Lushtaku, Rafet Abazi, Besnik Krapi dhe Eshref Durmishi.

Filmi përshkruan dramën sociale të një familjeje kosovare që, pasi humbin jetesën e tyre në fshat detyrohet të zhvendoset në Prishtinë, në kërkim të një vendi në shoqërinë hiperkapitaliste.

“Shame and Money” është një prodhim i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films, ndërsa producentët përfshijnë Fabian Altenried, Sophie Ahrens, Kristof Gerega, Pia Hellenthal dhe vetë Visar Morina.

Filmi është bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production dhe Quetzalcoatl, me ko-producentë Eshref Durmishi, Besnik Krapi, Danijel Hočevar, Dritan Huqi, Marija Dimitrova dhe Marc Goyens.

Skenari mban firmën e Visar Morinës dhe Doruntina Bashës, ndërsa pas kamerës qëndron Drejtori i Fotografisë Janis Mazuch.

Ekipi kreativ përfshin gjithashtu montatoren Joëlle Alexis, kompozitorin Mario Batkovic, dizajnuesin e zërit Julij Zornik, drejtorin artistik Burim Arifi, Make-up Designer Talija Ivančič dhe Costume Designer Desantila Lika.

Projekti është mbështetur nga një numër institucionesh dhe fondesh filmike ndërkombëtare, përfshirë Commissioner for Culture and the Media, Qendrën Kinematografike të Kosovës, Eurimages, German Federal Film Fund, Film- und Medienstiftung NRW, Slovenian Film Centre, Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, North Macedonia Film Agency, Tax Shelter of the Federal Government of Belgium, investitorë të Tax Shelter, WDR dhe Fondation Suisa.

Filmi është realizuar gjithashtu në bashkëpunim me Viba Film, uFund dhe Umedia.

Biletat për premierën e filmit në Sundance do të dalin në shitje më 14 janar.

Lajmin e ka përshëndetur edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka ndarë njoftimin në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, duke shkruar: “Urime regjisorit Visar Morina, aktorëve dhe gjithë ekipit krijues nga Kosova që po e çojnë punën e tyre në këtë skenë prestigjioze të filmit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak

 Meta: Heshtja e Gërvallës dhe Pecit për Osmanin s’është befasi – qasje servile

 Meta: Heshtja e Gërvallës dhe Pecit për Osmanin s’është befasi – qasje servile

Abdixhiku takohet me Osmanin

Meta: Osmani do të kthehet në politikë, me të LDK-ja do të kishte përqindje tjetër

“InfoNata” 12.03.2026

“InfoNata” 12.03.2026

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Banesa përfshihet nga flakët në Tiranë, vdes 72-vjeçari

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën