TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Cedomir Aksiq

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Cedomir Aksiq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte ka nisur rigjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Cedomir Aksiq.

Ky proces po zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ktheu lëndën në rigjykim duke kërkuar plotësimin e kushteve për gjykim në mungesë

Lidhur me vendimin e Apelit, prokurorja Habibe Salihu deklaroi se janë plotësuar të gjitha veprimet e nevojshme sipas ndryshimeve të fundit ligjore për të mundësuar gjykimin në mungesë.

“Ne kemi vepruar sipas dispozitave të kodit të procedurës penale e ndryshimet që janë bërë për gjykimin në mungesë”, deklaroi Prokurorja Habibe Salihu.

Prokurorja Salihu deklaroi se fillimisht është vërtetuar adresa e të akuzuarit përmes dëshmitarëve që kanë pasur qasje në pronën e tij dhe më pas Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai nuk jeton në Republikën e Kosovës.

Tutje Prokuroja Habibe Salihu deklaroi se është shfrytëzuar bashkëpunimi juridik ndërkombëtar përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku është dërguar ftesë drejt autoriteteve të Serbisë dhe është pranuar një përgjigje prej tyre.

Prokurorja Salihu gjithashtu deklaroi se ftesa është publikuar në Gazetën Zyrtare për një periudhë gjashtëmujore, duke u bërë thirrje të akuzuarit të dorëzohet

Ajo theksoi se lidhur me procesin ka qenë në dijeni i akuzuari Cedomir Aksiq ngase sipas saj mbrojtësi i tij në shqyrtimet e kaluara ka qenë me autorizim.

Gjykata sugjeroi se kontaktimi i avokatit të mëparshëm do të ishte një “mundësi e mirë” dhe “mënyrë për ta informuar” të akuzuarin.

Me kërkesën e mbajtësit të të akuzuarit Cedomir Aksiq sipas detyrës zyrtare, avokatit Ymer Berisha seanca e sotme u ndërpre për një ditë tjetër.

Avokati Berisha njoftoi trupin gjykues se ende nuk është pajisur me të gjitha shkresat e lëndës nga prokuroria, përfshirë deklaratat e dëshmitarëve dhe provat e tjera materiale që formojnë bazën e aktakuzës.

I akuzuari Aksiq u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 15 vite burgim, më 26 dhejtor 2024./BetimipërDrejtësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën