TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fillojnë punimet për zgjerimin e infrastrukturës me fibra optikë në Telekomin e Kosovës

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Fillojnë punimet për zgjerimin e infrastrukturës me fibra optikë në Telekomin e Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar të hënën fillimin e punimeve për shtrirjen e rrjetit optik të Telekomit të Kosovës, një projekt që u quajt strategjik e që u tha se shënon një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve fikse të komunikimit në të gjithë territorin e vendit.

Kurti u informua për detajet teknike, hapësirën gjeografike që do të mbulohet dhe ndikimin konkret që ky investim do të ketë në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Siç bëhet e ditur, projekti përfshin zgjerimin e rrjetit optik në tërë territorin e vendit, duke mundësuar akses në: internet me shpejtësi të lartë (fiber), shërbime të avancuara televizive (IPTV/OTT) e linja moderne telefonike.

“Po e bëjmë vendosjen e fibrave optikë këtu në Fushë Kosovë që do të jetë shumë i dobishëm si për amviseritë, ndërtesat banesore, gjithashtu edhe për zonat industriale për bizneset e vendit tonë. Telekomin e Kosovës kjo udhëheqje e ka gjetur në 50 milionë euro borxhe, dhe në vitet 2023 dhe 2024, së bashku e kanë kthyer në një ndërmarrje fitimprurëse me 15 milionë euro fitim, dhe që është veçanërisht e rëndësishme, në fund të vitit të kaluar, bashkë me gjigandët e teknologjisë nga Suedia dhe nga Kroacia, Ericsson dhe Tesla, kemi bërë modernizimin e rrjetit dhe e kemi mbuluar gjithë territorin e republikës, përfshirë edhe katër komunat në veri të Ibrit, me rrjetin 4G dhe 5G”, tha Kurti.

Ai shtoi se punimet po fillojnë në Fushë Kosovë e do të shtrihen anembanë territorit të vendi.

“Po ashtu jemi larguar prej disa operatorëve të ndryshëm të cilët na kanë pajisur me teknologji prej vendeve të cilat nuk janë mike me Kosovën dhe e kemi bërë zëvendësimin, tash çdo gjë e kemi me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e të NATO-s dhe Telekomi i Kosovës do ta ketë përkrahjen e aksionarit, pra Qeverisë së Republikës, për të vazhduar, për ta shtrirë rrjetin e optimizuar edhe më tej, pra edhe fiks edhe mobil”, u shpreh kryeministri Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

LDK kërkon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën

City mposht Arsenal dhe i afrohet titullit

City mposht Arsenal dhe i afrohet titullit

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

Malisheva shkatërron Ballkanin, Drenica mposht liderin në Superligë

Malisheva shkatërron Ballkanin, Drenica mposht liderin në Superligë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Të arrihet konsensus për presidentin, ta kemi parasysh interesin qytetar

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kurti: Serbia mohon krimet dhe shkel detyrimet ndërkombëtare për të zhdukurit

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza ngjitet në Ligën A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën