TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK ndanë licencat A për trajnerë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
FFK ndanë licencat A për trajnerë

Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar ceremoninë e ndarjes së licencave A për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e paraparë për këtë nivel.

Ndarjen e certifikatave e bëri presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Markus Weidner, si dhe drejtoresha për edukim, Sanije Krasniqi.

Trajnerët e licencuar kanë ndjekur kursin profesional duke përfshië ligjërata në teori dhe praktikë. Gjatë këtij procesi, ata kanë pasur mundësinë të mësojnë nga ekspertë ndërkombëtarë të dëshmuar në fushën e futbollit, e të cilët kanë ligjëruar dhe ndarë përvojat e tyre me pjesëmarrësit.Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, presidenti Agim Ademi i përgëzoi trajnerët për përfundimin me sukses të kursit dhe marrjen e licencës A. Ai shprehu entuziazmin që Kosova po krijon gjithnjë e më shumë trajnerë të kualifikuar dhe theksoi rëndësinë që ata të depërtojnë edhe në tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë, Debatik Curri, njëri nga trajnerët e licencuar së fundmi, falënderoi FFK-në për mundësinë që iu dha për të arritur këtë nivel kualifikimi.

“Besoj se nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të japim kontribut dhe këtë kurs ta gëzojnë edhe të tjerët. Kemi mësuar nga ekspertë të ndryshëm që kanë ligjëruar, kemi marrë përvojat e tyre dhe kemi mësuar profesionalisht. Ne do të bëhemi gati që në të ardhmen ta marrim edhe licencën Pro”, u shpreh ai.

Po ashtu, Hava Dakaj, tashmë trajnere e licencuar, tha se ndjehet e lumtur për këtë kualifikim, duke theksuar rëndësinë që ka kjo licencë për të ardhmen e saj profesionale.

“Falënderoj Agim Ademin që e mundësoi këtë kurs. Unë pres shumë prej kësaj licence sepse e dua këtë punë dhe dua të kem një të ardhme sa më të mirë. Kur i ke dokumentat siç i kemi tani me këtë licencë, gjithçka mundesh me arritë”, deklaroi ajo.

Kjo ceremoni shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të trajnerëve kosovarë dhe ngritjes së standardeve të trajnimit në futbollin vendor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj ankohet për kartonë të verdhë

Ferizaj ankohet për kartonë të verdhë

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Prishtina e Re – Prishtina, përballen në mesjavë

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

Bashkëpunim i ri me PDK-në, Rama: Musmurati emërohet nënkryetare e Komunës së Prishtinës

Bashkëpunim i ri me PDK-në, Rama: Musmurati emërohet nënkryetare e Komunës së Prishtinës

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia apelon qytetarët për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare

VW jep alarmin: ‘Duhet ta transformojmë në thelb modelin tonë të biznesit’

VW jep alarmin: ‘Duhet ta transformojmë në thelb modelin tonë të biznesit’

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Sot fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve, organizatave dhe mediave për zgjedhjet parlamentare

Regjistrimi i të porsalindurve në mënyrë digjitale në Kosovë, Kurti prezanton sistemin e ri

Regjistrimi i të porsalindurve në mënyrë digjitale në Kosovë, Kurti prezanton sistemin e ri

​Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën

​Deçani nderon dëshmorët, homazhe në Gllogjan dhe në gjithë komunën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën