TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja e quan aksidentale përplasjen e kryetifozit me kapitenin e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
FFK-ja e quan aksidentale përplasjen e kryetifozit me kapitenin e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka reaguar një lidhje me dyshimet që janë ngritur ditët e fundit për përplasjen verbale të kryetarit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha me kapitenin Amir Rrahmani.

Kjo përplasje supozohet të ketë ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Kosova – Qipro që u luajt të martën mbrëma në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve dhe përfundoi me fitoren 3:0 të “Dardanëve”.

Pas ngritjes së dyshimeve, një ditë pas ndeshjes ka reaguar edhe kryetifozi Berisha, i cili nëpërmjet një postimi ka kërkuar falje për atë që e ka quajtur keqkuptim.

Në anën tjetër, FFK-ja ka pranuar përplasjen verbale, të cilën e ka quajtur aksidentale.

“Federata e Futbollit e Kosovës normalisht që është e informuar për rastin aksidental e të momentit që ka ndodhur pas ndeshjes së fundit ndërmjet Kombëtares sonë dhe Qipros, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Federata e ka përcjellë me shqetësim rastin në fjalë dhe në parim gjithnjë qendron në anën e futbollistëve të ekipit kombëtar, duke shfaqur mbështetjen dhe duke kërkuar respekt për ta”, thuhet në njoftimin e FFK-së. “Konsiderojmë që kërkimfalja që ka ndodhur ndaj kapitenit dhe futbollistëve shënon mbylljen e një rasti aksidental të momentit dhe shpresojmë se do të shërbejë si rast që do të lidhë edhe më fuqishëm ekipin dhe përkrahësit para sfidave të reja të kombëtares sonë”.

Gjithashtu, FFK-ja ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e saj, pastaj edhe futbollistët që të shfaqin respektin e duhur për të gjithë tifozët që e përkrahin Kombëtaren e Kosovës. Madje, thotë se së bashku me lojtarët kupton reagimin e tifozëve, por nuk lejon që të centohet respekti i asnjërit prej anëtarëve të ekipit kombëtar.

“Përtej kësaj Federata, çmon shumë dhe shpreh falënderimin e vet për të gjithë tifozët dhe shikuesit që e përcjellin dhe e përkrahin ekipin kombëtar, por kërkon nga ta që të shfaqin respektin fillimisht për futbollistët e ekipit tonë kombëtar, mirëpo edhe për të gjithë akterët tjerë të ndeshjes, përfshirë edhe ekipin kundërshtar. Ne dhe futbollistët e ekipit kombëtar e kuptojmë saktë dhe drejt reagimin e tifozëve, por në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë që reagimet të cenojnë respektin për asnjë prej anëtarëve të ekipit kombëtar”, shkruan më tej FFK-ja. “Në të njëjtën kohë, FFK-ja kërkon nga të gjithë anëtarët e saj, përfshirë edhe futbollistët e ekipit kombëtar, që të shfaqin respektin e duhur për të gjithë tifozët dhe shikuesit që vijnë për të përkrahur kombëtaren pa kushtëzim, në numër maksimal sa lejon kapaciteti i stadiumit, sepse janë ata që i japin emocion lojës së futbollit. Ekipi kombëtar është i të gjithë Kosovës, prandaj ta duam dhe ta përkrahim secili duke dhënë kontributin nga këndi i vet”.

Në fakt, FFK-ja në mbishkrimin e njoftimit ka shkruar “Rasti i fundit aksidental na bashkon edhe më shumë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të xhiros së tretë

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje të xhiros së tretë

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën