TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FFK-ja dhe FIFA përurojnë fushën e re të futbollit në Prishtinë, “FIFA Arena”

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
FFK-ja dhe FIFA përurojnë fushën e re të futbollit në Prishtinë, “FIFA Arena”

Fusha sportive në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka marrë pamje të re. Dhe mjaft moderne po ashtu. Kjo është realizuar të shtunën kur edhe u inaugurua fusha e re e futbollit “FIFA Arena”, nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIFA-n dhe Komunën e Prishtinës. Inaugurimi i fushës së re është projekt që u dedikohet fëmijëve me ëndërr që një ditë të luajnë në skenën më të madhe të futbollit.

“FIFA Arena nuk është vetëm një fushë loje, por një ambient ku kultivohen vlera të rëndësishme edukative si respekti, bashkëpunimi, barazia dhe loja e ndershme. Për shumë nxënës, ajo mund të jetë hapi i parë drejt realizimit të ëndrrave sportive, ndërsa për të gjithë të tjerët, një vend ku krijohen kujtime, miqëso dhe vlera që zgjasin gjithë jetën”, ka shkruar FFK-ja të shtunën.

Përveç në SHFMU “Hasan Prishtina”, projekti është në përfundim edhe në SHFMU “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

“Futbolli spontan apo i rrugës, i cili ka qenë gjithmonë i popullarizuar te ne, është pjesë edhe e programit tim dhe këto fusha do të ndihmojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin e talenteve. Po ashtu, në kuadër të futbollit spontan, kemi nisur edhe Ligën e Shkollave në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, të cilën synojmë ta shtrijmë edhe në qytete të tjera”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

I pranishëm të shtunën në inaugurimin e fushës së re ishte dhe drejtori i federatave të Evropës në FIFA, Elkhan Mahmadov. Ai nënvizoi se ky është projekt global, i nisur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Në gusht të vitit të kaluar në Paris presidenti Infantino e ka prezantuar këtë projekt, ndërsa implementimi i tij ka filluar këtë vit. Në mbarë globin do të ndërtohen fusha të vogla futbolli. Pas vizitës së fundit në Kosovë, presidenti Ademi i kërkoi presidentit Infantino që ky projekt të shtrihej edhe në Kosovë dhe sot jemi këtu për të inauguruar fushën në njërën nga dy shkollat më të mëdha të kryeqytetit tuaj”, ka shtuar drejtori i federatave të Evropës në FIFA, Elkhan Mahmadov.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë

Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakërishtë

Futbollisti që ka shkëlqyer në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, i jep fund karrierës

Futbollisti që ka shkëlqyer në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, i jep fund karrierës

Therret me thikë një person në Prishtinë

Shtatë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë–Klinë

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën