TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fetoshi: Vuçiq do të shkojë në Bruksel, ai vetëm po përpiqet ta ngrisë ‘pazarin’

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Vuçiq do të shkojë në Bruksel, ai vetëm po përpiqet ta ngrisë ‘pazarin’

Profesori universitar, Arben Fetoshi i ka komentuar deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të shndërrohen në konflikt rajonal.

Fetoshi ka thënë se kuptimi i kësaj deklarate është që kryeministri Kurti duhet të reflektojë urgjentisht.

“Paralajmërimet shqetësuese të Escobarit, unë jam i prirur me i pa në kontekst të asaj që e ka karakterizuar komunikimin politik të Prishtinës me krejt vendet e rajonit, me krejt vendet e perëndimit dhe në veçanti me kryeministrin Rama. Në qoftë se e kemi parasysh një deklaratë të ashpër të Tiranës zyrtare sa i përket Serbisë lidhur me kidnapimin e tre policëve të Kosovës, është krejt normale pastaj që nëse krejt këto zhvillime i vendosim në kontekst të interesit të Putinit për me e shtri konfliktin diku tjetër, është shqetësim që e dëgjojmë prej të dërguarit amerikan. Është shqetësim ndaj të cilit nënteksti thotë që kryeministri jonë duhet të reflektojë urgjentisht”, ka thënë Fetoshi në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Fetoshi tutje ka shtuar se është i bindur që takimi në Bruksel do të ndodhë dhe se presidenti serbe, Aleksandar Vuçiq po mundohet ta ‘ngrisë pazarin’ që do ta përfitojë në raport me Kosovën.

“Mendoj që përgjigja që e dëgjuam prej kryeministrit Kurti është gjithashtu shqetësuese sepse ai po përpiqet të manifestojë një gjuhë që reflekton qetësi, siguri dhe që komunikon ka pak me cinizëm dhe me ironi me deklarata të tilla të zyrtarëve të lartë të ShBA-së dhe BE-së. Sa i përket takimit jam i bindur që do të ndodhë, për shkak se jam i bindur që krejt këto që po i bën Vuçiq janë taktika që konsistojnë në maksimalizimin e çmimit që do të përfitojë në betejën me Kosovën. Vuçiq ka paralajmëru (që s’do të marrë pjesë në takim) sepse ka dashtë me e ngrit pazarin sa i përket veprimeve institucionale të Kosovës në veri”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Fituesit e 7 qershorit, binomi Osmani–Abdixhiku

Tahiri: Fituesit e 7 qershorit, binomi Osmani–Abdixhiku

Tahiri: 80% e votuesve të LVV-së e kanë përkrahur Osmanin edhe për një mandat, Kurti ka hatërmbetje

Tahiri: 80% e votuesve të LVV-së e kanë përkrahur Osmanin edhe për një mandat, Kurti ka hatërmbetje

​Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë

​Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë

“Për parashikime më pyesni mua” – Bahtiri: LVV-ja do t’i fitojë zgjedhjet me mbi 53 për qind

Emisioni “Info Nata” 08.05.2026

Emisioni “Info Nata” 08.05.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 08.05.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 08.05.2026

Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri

Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri

“Për parashikime më pyesni mua” – Bahtiri: LVV-ja do t’i fitojë zgjedhjet me mbi 53 për qind

“Për parashikime më pyesni mua” – Bahtiri: LVV-ja do t’i fitojë zgjedhjet me mbi 53 për qind

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën