TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fetoshi: Spektri politik në Kosovë ka dështuar në çështjen për Asociacionin

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Spektri politik në Kosovë ka dështuar në çështjen për Asociacionin

Profesori universitar, Arben Fetoshi thotë se i gjithë spektri politik do të duhej të ulej të krijonte konsensus të plotë politik sa i përket çështjes së Asociacionit.

Fetoshi në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se pushteti dhe opozita do të duhej të demonstronin unitet të plotë nacional në betejën me Serbinë.

“Kam përshtypje që ne si shtet kemi treguar sjellje jo shumë adekuate sa i përket një obligimi të marrë në kuadër të procesit të dialogut. Ajo çka ka qenë për mua dhe vazhdon të jetë brengosëse është një kakofoni pozitë-opozitë lidhur me Asociacionin pa u munduar dhe pa u vetëdijesuar për domosdoshmërinë që i gjithë spektri politik të ulej dhe të krijonte konsensus të plotë politik sa i përket çështjes së Asociacionit dhe të demonstronte unitet të plotë nacional në betejën me Serbinë”, ka deklaruar ai.

Për këtë çështje, Fetoshi u shpreh se spektri politik ka dështuar.

“Në këtë pikë spektri politik ka dështuar dhe tani përballemi me situatat kur deri më tash kemi rezistencë të fortë nga ana e Qeverisë si kauzë kryesore e LVV-së dhe në anën tjetër kemi sinjalizimin e lëvizjes së këtij pozicioni të Kurtit nga dje, e që mua më bën optimist që të rikthehemi domosdoshmërisë për konstruktivitet me qëllim që ta rikthejmë koordinimin e plotë me SHBA-në, në qoftë se duam t’i shërbejmë vendit. Përndryshe mendojë se po rrezikojmë pa nevojë që asociacionin ta zmadhojmë në përmasa të rrezikshme për Kosovën në vend se duke qenë bashkë ta reduktonim atë në një organizatë që do t’i shërbente shqetësimeve dhe brengave që mund të kenë qytetarët serb në Kosovë”, përfundoi ai. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën