Feornikeli ’74 është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 30-të në Superligë
Vendasit presin kampionin në fuqi si skuadër e rënë nga elita e futbollit kosovar.
Megjithatë futbollistët vendas synojnë të shkaktojnë befasi, njësoj siç kishin bërë në Suharekë.
Nga ana tjetër Ballkani udhëton drejt Drenasit me të vetmin qëllim tre pikët.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli ’74: Brozi, Musa, Morina, Halili, Lleshi, Llapashtica, Avdyli, Hyseni, Muharem, Kiqina. Zumberi.
Ballkani: Iljazi, Smajli, Halili, Jashanica, Potoku, Abedini, Ismajlgeci, Oda, Kryeziu, Tolaj, Adetunji.